• |
ide | kryesore

Detajet/ Çfarë ndodhi mes Kokoneshit dhe ish-punonjësit të Bashkisë Divjakë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi u sulmua me thikë pas shpine nga Orges Xhelili, një ish-punonjësi bashkisë, që ishte pushuar nga puna disa muaj më parë. Shoferi i kryebashkiakut, Gazmend Bullari, i cili ndërhyri për të mbrojtur Kokoneshin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit pranë një godine në ndërtim në afërsi të Bashkisë së Divjakës, aty ku shenjat e ngjarjes së rëndë ishin të dukshme deri në mesditë.

Sipas policisë autori, e kishte pritur kryebashkiakun dhe i ka kërkuar llogari për uljen në detyrë të bashkëshortes së tij. Më herët ajo kishte qenë drejtoreshë në bashki, por Kokoneshi kishte vendosur ta zhvendoste në fshat. Pretendimi i Xhelilit ishte se lëvizjet e Kokoneshit ishin të qëllimshme, pasi disa muaj më parë ai kishte hequr vetë atë nga puna.

Lexo edhe: Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës

Lexo edhe:  PD kërkon hetimin e Kokoneshit: Shfrytëzim prostitucioni në Milano

Në debat e sipër, Xhelili ka nisur ta ofendojë dhe ka nxjerrë thikën duke e qëlluar dy herë në brinjë dhe në shpatull. Shoferi i Kokoneshit është përpjekur të ndërhyjë dhe është goditur me thikë, duke marrë disa plagë në pjesën e barkut.

Sipas mjekëve, kreu i bashkisë së Divjakës ka marrë 4 plagë në shpinë dhe ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa shoferi Gazmend Bullari, 45-vjeç, është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë dy plagë në bark, pasi sulmi ka prekur mushkëritë dhe ndodhet në reanimacion në spitalin Fierit.

Sami Osmanim, mjeku kirurg i spitalit të të Lushnjes, ka treguar se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Kryetari ishte plagosur me dy thikë në toraks (kraharor, kishte një hematomë në toraks të majtë, u drenua dhe iku në spitalin e Traumës. Shoferin, një thikë e kishte prekur në abdomo (bark), hyri në sallë, u përpunua dhe tani po merr mjekim” tha ai për gazetarët.

Xhelili ishte pushuar nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtoreshë poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf. Këto janë motivet që dihen deri tani, megjithëse policia nuk ka dalë me një version të ngjarjes.

Nuk është hera e parë që kryetari i bashkisë së Divjakës është sulmuar për shkak të detyrës së tij.

Në korrik të këtij viti, Kokoneshi është dhunuar në mes të qytetit nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj. Ka qenë vetë Kokoneshi i cili ka denoncuar se është qëlluar me grusht në fytyrë nga 32-vjeçar./Lapsi.al



12 Comments

  1. Hej, ca jane keto lajme ordinere?’

    Ore neser kemi revolucionin e shtatorit !!!

    Ne sillni psh. ndonje shkrim me historikun e Revolucioneve, revolucioni Francez, Revolucioni Rublez… Revolucioni kinez, Revolucioni industrial, revolucioni i mediave sociale…

    Qe te pergatitemi shpirterisht… JQR…

    1. Ky plehu, RIVDEKAS SOROSIAN, i ka dhene 350.000 € grand/FALAS, MOTRES se tij, nga fodet IPAD III, te BE, qe jepen per fermeret, per te ndertuar nje kotec dhe nje sere per prodhim-perpunim (sigurisht KANABISI, si ne Berat). Imagjinoheni se ai laluci qe e ka plagosur eshte vet RIDHJERAS familiarisht dhe i nguli thiken e bukes ne zverg ketij lapangjozit HAJDUT, kokat e tyre hengshin, s’mban me uje pilafi, fundi i tyre po afron, mjerre per ju o DERRA, KAQ!

      1. Po c’fund ore…

        Ju nuk keni as kellqe e as moral.

        Ndersa ne kemi vizion.

        Prandaj nuk na beni dot gje.

        Ju keni vetem llafe… llafe… llafe…

        Shume zhurme, shume zhurme…

    1. Kto jane klane kriminale, thjesht asgje me teper,…..bile te ligjeruara ……problemi eshte se cfare formati ka shoqeria qe nuk eshte e per fshire me politiken kriminale te dy surreterve PD e PS ,…. asnje nuk e analizon , sepse jane te pjerdhur totalisht ,…hiq ata qe emigrojne dhe me gomone,…faliment total

  2. Ky nuk eshte sulm per shkak te detyres, por sulm si pasoje e shperdorimit te detyres.

    Cpune ka shoferi te mbroi kryebashkiakun, apo nuk ishte shofer por badigard.

  3. Dro kane fut nai tjeter ne pune me leke e prandaj e kan zevendesu, se kshu funksiono.

    E ble venin e punes me leke dhe ja shesin nai robi tjeter ato me nolt.

    Kshu bohen leket me t’futme. Stil made in sorros.

    1. Kështu kur në në qeveri,bashki, parlament,gjykata,polici janë kriminelat dhe fëmijët e nipërit të ish nomenklaturës komuniste, kriminela dhe ata.Ai stan këta ka dhe prandaj vriten me njëri tjetrin.E ka në traditë të hanë kokat.

  4. Në listën e personave non grata është i përfshirë edhe Aleksandër Soros për të cilin disa ditë më parë, ishte ish-kryeministri Berisha i cili ka deklaruar se një nga aktet e para që do të bëjë kur Partia Demokratike në vijë në pushtet do të jetë shpallja non grata e Soros.

    Kujtojmë se kjo vjen pas akuzave të qeverisë ndaj opozitës duke e quajtuar atë si “opozita e rublave”.Spiuni salih karaxhic takon spiunin e putinit ne tirone,ka qene kursi i mire i rublave ne ate kohe o cecenet putinit

  5. “Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës? Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute? Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *