• |
ide | kryesore

Dy raste dhune në familje/ Djali rreh prindërit në Kolonjë, babai dhunon vajzën në Pogradec

-Instant, Arkiva, Lajme
Policia, arrest, arrestim, vjedhje, aksident



Dy raste të rënda të dhunës në familjes kanë ndodhur sot në Pogradec dhe Kolonjë. Policia sqaron se në Kolonjë një 34-vjeçar i identifikuar si Ll. C., ka dhunuar prindërit e tij. Pas ngjarjes ai është vënë në pranga. Në Pogradec është arrestuar një 71-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij. Ajo po merr trajtim mjekësor në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ll. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

***

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 71 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, e cila pasi mori mjekim në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë.

Pritet që të arrestuarit të përballen me akuzën për veprën penale “Dhuna në familje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *