• |
ide | kryesore

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Divjakë, autori ia mbathë policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pikë e këmbimit valutor në Divjakë është grabitur pasditen e sotme. Në një reagim zyrtar policia ka sqaruar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë vetëm një person, ende i paidentifikuar. Autori nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash. Ndërkohë nga ana e policisë ende vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Reagimi:

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *