• |
ide | kryesore

Lubonja: Pas portit të ri të Durrësit fshihet mafia dhe krimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrësit, lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar debatet për Portin e Durrësit. Në emisionin “Open” ai tha se pas gjithë këtij projekti fshihet mafia dhe krimi i organizuar.

“Për sa i takon transparencës, kryeministri nuk e tha se cilat janë ata pronarët që kanë 60%. Filloi të flasë për bedela, non-grata, por nuk dha përgjigje.

A ju kujtohen që para një viti takoi Albin Kurtin dhe foli për portin që do rritet për të sjellë mallra që do shkojmë në Kosovë. Si ka mundësi që askush nuk i referohet këtij projekti.

Ata nxjerrin një fotografi dhe thonë do transferohet porti i Durrësit dhe atë portin tregtar do e çojnë në veri dhe ajo 500 milionë. Askush nuk thotë do bëhet porti i ri dhe më pas ky i jahteve, por jo. Zero transparencë. Është një pronë aty, tani mora vesh që mund të ketë dhe private, por edhe shtetërore.

Kur vendos për një pronë shtetërore ke detyrë ligjore ta diskutosh, por ky e vendos vetë me sheikun. E them me bindje që pas kësaj është mafia dhe krimi i organizuar shqiptar. Por, kjo kërkon hetime dhe organet nuk kanë fuqi.

Në çdo vend normal dhe jo në çmendi po perifrazoj kryeministrin që quajti çmendi, ka diskutime. Por këtu nuk ka transparencë dhe kush do të mbyllë sytë me dy duart e tij nuk e sheh që shteti është në shërbim të oligarkëve”, – tha Lubonja.



17 Comments

  1. Opa doli edhe ky bolja i Petreles!

    Do qe te kapesh edhe ti ndonje apartament me pamje nga deti o plak?! 😀

    Ua cfare shushunjash!

  2. Edo, te lutem, rezervo nje pallat ne Durres, qe te fusim gjithe keta te mbarumit.

    Keta tipat qe s’iu del e keqja qe ti arrite te transformoheshe nga nje tip qe mezi i fusje shkrimet per botim tek Koha Jone, ne Minister Kulture, pastaj Kryebashkiak i Kryeqytetit te Shqiperise per disa mandate, Kryeminister i vendit per 2 mandatet qe iken, te tretin qe po e konsumon si edhe 4 te tjeret qe do vijojne…

    Kerkoja si favor atyre bobave te Dubait. Thuaji, s’kam ca te bej, cdo familje e ka budallin e saj.

    Fut Lubonjen, Andin, kete shokun tjeter te Andit, gjithe keta te portaleve kryesisht… Blushin jo se atij ja ke bere nderin…

    Amon plako te bijme rehat se na cane derrasat.

    1. Nuk ja vlen të polemizosh me këtë farë palikari që është bërë shumë aktiv këto kohët e fundit në portarlin Lapsi me një gjuhë papagalleske të ngjashme me dymetroshin.
      Është një palikar apo një qejflli samari të diktaturës kur del pa emër, nuk ka rëndësi.
      Rëndësi ka që palloshi dymetrosh kur kapet me presh ndër duar, bëhet si i tërbuar duke nxjerrë nga goja gjithë llumin e kanaleve të ujrave të zeza të politikës mafioze, e fakti që lavdi Zotit të tillë palikarë janë të paktë, kjo të shton shpresat që koha e palloshit po mbaron.

      1. Dhe tani pak fjalë për analistin Lubonja.
        Lubonja është vërtetë një analist me nivel intelektual të lartë, por ka një difekt në analizat e tij.
        Ai i njeh pak problemet rkonomike financiare e në analizat e tij nuk shohim që të përmënd shifra për të ilustruar kritikat për keqqeverisje.
        Ai më shumë se çdo personalitet tjetër i mediave shqiptare, ka avantazhin që bën një jetë të dyfishtë në dy shtete, në Itali e në Shqipëri.
        Për të demaskuar propogandën mashtruese të palloshit, për dyfishimin e buxhetit krahasuar me vitin 2013, e ka mundësinë për të krahasuar nivelin e të ardhurave minimale të qytetarëve të Italisë e Shqipërisë, me taksat e çmimet e të dy vendeve e për të hadhur poshtë propogandën e palloshit me shifra.
        Nëse do të kishte njohuri për ekonominë, pa qenë nevoja për shumë fillozofi, do të hidhte poshte me fakte mashtrimin se në Shqipëri inflacioni qënka më i ulti në Europë.
        Inflacioni vjen mga rritja e çmimeve të produkteve e të shërbimeve.
        Një analist me njohuri edhe të pakta ekonomiko-financiare, e ka të lehtë të hedh poshtë propogandën për dyfishimin e buxhetit si “sukses” në ekonominë shqiptare, mjafton të bëjë krahasimin me rritjen e nivelit të të ardhurave të qytetarëve.
        Nëse çmimet janë ngritur në stratosferë, taksat gjithashtu, pagat e pensionet janë rritur në nivele shumë të ulta, mbështetja sociale jo vetëm për të varfërit, por për gjithë qytetarët që e ndjejnë peshën e krizës, me para që së paku ti përgjigjen inflacionit, dyfishimi i buxhetit të shtetit është një tregues se të paktën gjysma e këtij buxheti , janë para të vjedhura shqiptarëve.
        Pedagogëve të universiteteve shqiptare ju bëhet një rritje page 7%, në një kohë që ata kanë një pagë më të ultën në Europë, bile 50% më të ulët edhe se kolegët e tyre në shtetin me halle shumë të Kosovës.
        Bomba e këtij buxheti të “dyfishuar”, nuk qenë investimet në fushën e shëndetësisë, arsimit, shërbimeve të komunikacionit etj. por 2 milardë e 100 milionë aprovoi mender me thënë parlamenti i kartonave robotike, për të ndërtuar një investitor një port më të madhin në Mesdhe të skafeve turistike në Durrës, duke prishur të vetmin port të madh që ka Shqipëria në këtë qytet.
        Kjo qeveri që nuk ka bërë asnjë investim të fuqishëm publik në këto 9 vite në pushtet, do ta kishte më të justifikuar ndërtimin e portit të skafeve, nëse do të kishte ndërtuar një port të madh e modern të mallrave.
        Palloshi e bën gjithshka sëprapthi.
        Prish Teatrin popullor, të vetmin institucion të vjetër të artit skenik në Shqipëri për ti dhënë teritore ndërtimi një farë Fushe, e tani prish portin e vetëm me kapacitete të mëdha të mallrave, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut për ti dhënë gati një milion metra katror ndërtimi, një biznesmeni arab, që ka vetëm 40% të parave se 60% të tyre nuk dihet se kujt i takojnë.
        Së fundi ekonomistët shqiptarë duhet ti bënin pyetje palloshit, se çfarë i duhet Shqipërisë që të ketë portin më të madh turistik të skafeve në Mesdhe ?
        Skafet janë të lidhura me turizmin detar e turizmi detar është sezonal, kryesisht mbrenda dy tre muajsh.
        E çfarë probleme të papunësisë do të zgjidhka ky port me vetëm tre muaj shfrytëzimi maksimal ?
        Kësaj i thonë na rrofshi për verë o pallosh e palikarët e tu se 9 muajtë e tjerë duhet të emigrojmë në Dubai për të mbijetuar.

  3. Padiskutim, qe z. Lubonja eshte nje nga mendjet me te mprehta dhe analistet me profesioniste mediatik te Shqiperise. Me nje aftesi te rralle dhe gjithmone duke para pas kuintes, ai ka ditur te parashikoje dhe vleresoje me precizion diagnozen e erret te korrupsionit politik te lidershipit mediokerr shqiptar dhe nenbotes se erret te mafies hibride qe ka kapur shtetin: pra asaj politiko-kriminale nen Rama. Edhe sot, ai me gjenialitetin e tij ka goditur ne shenje-mafia me e rrezikshme e Durresit (apo Hasan-bellinjve) e cila prej instalimit te Dakos u shendrrua ne mbeshtetjen kryesore te neokomunisteve Ramiste ne aksin Durres-Tirane. Kuptohet, as emrin nuk kane mender bythe tua permendin social-mafio-ramistet patronazhiste.

  4. Se ca eshte lubonja nuk e ndrysho aspak faktin ae eshte nje afere mafjoze komplet e korruptuar, biles me kompani sllave mbrapa (per ata qe e kane fiksim)

    1. E ku ehste problemi ketu ?
      Po meqe e ndyeve gojen ( sic e beri Lubonja) , pa na thuaj disa emra .
      Keshtu me deklarata bombastike, dhe retorike opozikareske jemi te paret ne.
      Por kur vjen puna per Emra , e mbyllim gojen.

        1. Ti as i di fare se kush jane keta personazhe, nga jane, me cfare biznesi merren , nga u lidhen me Ramen etj . ,
          Ti thjesht degjove Berishen dhe po perserit si papagall cfare tha Berisha.
          Nese Berisha do thoshte qe po investon Putini, ti prap do perserisje si papagall , ‘ PUTINI’ .
          Jeni kthyer ne dele pa tru . Mjafton nje fjali e Berishes dhe ju do ta perserisni si papagall.
          Ne nje miting ne Kamez te PDs disa vite me pare , nje kopil bertiti ‘rroft Maduro i Shqiperise’ ( per Berishen) , dhe mitingasit qe nuk e dinin se kush ishte ky Maduro kujtuan se ishte lavderim per Berishen, filluan te bertisnin me te madhe ‘ rroft Maduro, rroft Maduro’ . Shume shpejt nga tribuna e PDs ‘ erdhi urdheri’ qe ai grup te pushonte. Kur e moren vesh se kush ishte Maduro, te gjoret e kuptuan qe ja u kishin futur sa krahu. Disa dite me Vone Berisha filloi te etiketonte Ramen si Maduro i Shqiptareve.
          Ja ky soj opozikari je ti.

  5. CIFTI I PISET I SURRELIT KRYEHAJDUTE dhe ANTI SHQIPTAR DUHET SHPORRUR SA ME SHPEJT !! thotë:

    Nje Patriot dhe mendje e shendoshe !!Te kishim te pakten 10-15 Patriote te tipit Lubonja ne Shqiperi !🤡🤡KRYHAJDUTE dhe ANTISHQIPTARET E SURRELIT do te ishin tani tek bodrumi i TUTORIT te tyre pertej oqeanit 🤬Hajdute dhe perverse qe Vjedhin dhe nuk ngopen duke i shkulur dhe RRJEP cdo gje !👺🤡💩

  6. Zoti Lubonja, jeni nje nga njerezit e pakte, te vertete ne kete vend. Thoni shume te verteta, por kujt ja thoni?

  7. 8 njerëz të afërt të Sali Berishës, zëdhënës zyrtarë të tij, njerëz të administratës dhe familjes së tij, që drejtojnë emisione televizive në disa televizione kombëtare, përfshi dhe atë publik.

    Janë katër zëdhënës zyrtarë të tij, një tjetër anëtar Këshilli Kombëtar që drejton emision me shaka, një kandidate për deputete, nusja e djalit dhe së fundmi Grida Duma, që drejtojnë emisione televizive.O ljubo ke ndonje fakt konkret se me fantazi kemi salih karxhicin ke 20 vjet qe vetem llomotit neper studio tv,ne ke fakte dergoje ne prokurori

  8. Lubonja eshte vetem nje bythqir burgjesh qe ja futi dhe te jatit te tije Sot lepihet mbas Non Grates se ngeli duke jetuar me ndihme sociale ne Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *