• |
ide | kryesore

Miliardat tek Porti/ Agron Shehaj nxjerr të dhënat e kompanisë fantazëm

Arkiva
Shehaj



Kompania “North East Real Estate Holding Limited” që do të investojë 2 miliardë euro tek Porti i Durrësit nuk ka as edhe një vit që është krijuar. Deputeti demokrat Agron Shehaj publikoi licensën e kësaj kompanie në Facebook pak minuta më parë.

Aty shihet se licensa për “North East Real Estate Holding Limited” është dhënë më 22 nëntor të vitit të kaluar, dhe skadon më 21 nëntor të vitit të ardhshëm. Nga kartela e biznesit duket se nuk ka asnjë përshkrim të qartë se çfarë bën kjo kompani.

Që investimi që do të bëhet tek Porti i Durrësit ka shumë pikëpyetje, kjo u pa edhe se si mazhoranca futi me procedurë të përshpejtuar në parlament aferën 2 miliardëshe, ku investitorit po i dhurohet toka.

Lexo më tej: Video/ Rrëshket Rama, “miliona” sharje për Portin e Durrësit 

Opozita është pozicionuar ashpër kundër koncesionit. Ajo thotë se kjo është një aferë e pastër që eklipson atë të inceneratorëve. Pas publikimit të licensës së biznesit nga Shehaj sot për herë të parë, misteri rreth aferës bëhet edhe më i madh.

Deputeti thotë se Rama gënjen duke thënë se është kompania e ndërtimit “Emaar” që do ndërtojë portin e Durrësit. Koncesionin e portit, Shehaj e cilëson si “aferën e rradhës të kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë”. 

Kreu i opozitës nga ana tjetër denoncoi dy ditë më parë se janë vëllezërit serbë Karriç ata që fshihen pas këtij investimi. Ata njihen për lidhjet e ngushta me Aleksandër Vuçiçin e Serbisë. Si dhe me diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sali Berisha foli dje në emisionin Opinion për rastin. Sipas Berishës, Rama ia dha portin e Durrësit padronëve të tij, ndërsa vetë Rama ka “miniumimi 20 deri në 30%”. 

©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Polemikat/ Pse falen taksat për projektin me pallate dhe hotele në Durrës 



3 Comments

  1. Shifni ne google map ku i ka zyrat ne Connecticut ahahaha
    2452 Black Rock Turnpike #07, Fairfield, CT 06825

    1. Shpifjeeeeeeeeee

      Emar eshte arab eshte ca do me shume qe , mos tu ngrefte kari o sali!

      Nuk e le rehat djalin me gjithe agronin qe nxjerr letra bakalli

      Shpifarake! Rames ti merrni te keqen. Ju thafte kari deri ne rreze ishalla

  2. Zyrat i ka aty por ajo zyre qe eshte vetem 3 metra mbi dyqanin e pastave te Alines ka aq para sa te investoje 2 miliard? apo nga ferra e vogel del lepri i Madh???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *