• |
ide | kryesore

Nesër protesta e PD-së, Berisha thirrje demokratëve e socialistëve t’i bashkohen opozitës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Berisha ftoi në protestë çdo qytetarë, të çdo lloj partie, demokratë e socialistë.

“Pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën.. Nesër shqiptarët do të njihen me alternativen antikrizë të PD-së dhe opozitës.Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës. Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër.
Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.
Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë.
Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit. Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar”, tha Berisha në konferencën për mediat.



4 Comments

  1. Zbardhet sherri në Kuvend / “E ndërrove pjatën o b…q…? Kërma e satëme”; Rama-Leskajt: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërroj,ky kriminel i trustit te geshtenjave ka 32 vjet qe i shan me liber shtepie socialistet tani i thote hejdeni ne proteste qe te ruaj bythen time une

  2. Në fakt, ajo protestë është si një argument më shumë në luftën brënda llojit, për të mposhtur (sipas Berishës) vetëm Alibeajn. Ai dhe vetëm ai shihet si pengesa e vetme për të qenë Berisha i sigurtë në krye të asaj partie. Ai dhe vetëm ai, (dhe aspak Edi Rama) shihet si e vetmja pengesë që Sali Berisha të mbretërojë i qetë në krye të asaj partie, e cila sot është katandisur si një shoqatë lokale.

  3. po o shkerdhate vucidoli Duhen shqiptaret te dalin ne proteste te te mbrojne ty nga non grata Mund te mbledhesh nja 500 maloke ne bulevard po shqiptaret as te qine fare ty se ti je leter e djegur Nuk Grata nuk hiqet asnjehere dhe do vdesesh ashtu i perbuzur nga te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *