• |
ide | kryesore

Prej katër vitesh në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, krimineli shqiptar kapet në Morinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës, një 48-vjeçar i shumëkërkuar nga Gjermania.

Bëhet fjalë për shtetasin R.S, banues në Kosvë. 48-vjeçari do të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Hanover, Gjermani, me vendimin e datës 12.07.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e ligjit të narkotikëve”, “Shkelja e ligjit mbi armët” dhe “Vjedhja në kuadër të grupit kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt, të vitit 2018, në cilësinë e pjesëtarit të një grupi kriminal, është përfshirë në disa vjedhje në banesa dhe në biznese, në Hanover, Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në vitin 2018, janë gjetur municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë 

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.

Lexo edhe:

Korrupsioni në doganën e Morinës, SPAK çon për gjykim 34 persona

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R. S., banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Hanover, Gjermani, me vendimin e datës 12.07.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e ligjit të narkotikëve”, “Shkelja e ligjit mbi armët” dhe “Vjedhja në kuadër të grupit kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt, të vitit 2018, në cilësinë e pjesëtarit të një grupi kriminal, është përfshirë në disa vjedhje në banesa dhe në biznese, në Hanover, Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në vitin 2018, janë gjetur municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *