• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Berisha siguron t’i mbyllet dera Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, Protesta



Sali Berisha tha sot se të gjithë deputetët janë të ftuar nesër tek protesta e opozitës, me një përjashtim.

Berisha përjashtoi paraardhësin e tij, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, Basha duhet të sqarojë akuzën që ka.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të PD-së dhe nuk mund të më marrin leje mua ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty. Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha së bashku më Ilir Metën janë dakordësuar për të mbajtur një protestë ditën e nesërme më 12 nëntor. Protesta u shty shumë. Pas asaj të 7 korrikut, u lajmërua nga opozita se protestat do të shpërthenin në shtator. Gjë që nuk ndodhi. Edhe në tetor nuk u mbajtën protesta. Kjo e nesërmja shihet si test për opozitën e drejtuar nga Berisha.

Lexo më tej: Rama dhe Basha bashkojnë sërish votat për hapjen e dosjes së Metës 

Lexo më tej: Protesta/ Berisha paralajmëron ashpër policinë 

 



9 Comments

  1. Zbardhet sherri në Kuvend / “E ndërrove pjatën o b…q…? Kërma e satëme”; Rama-Leskajt: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërroj,salihu frike nga basha,maloku tregon qe eshte nje mburracak vicidoli

  2. Ky eshte koqe. Po ben konkurrence me Bashen. Ben sikur harron 6 muaj protestat e Bashes me bekimin e ketij komunisti. Hapi rrugen te rinjve o plak i poshter se na e le kete te gjatin akoma ne pushtet.

  3. Prandaj e vuri bashen ky. Se e dinte qe e kontrollonte kollaj.
    Dhe qe shantazhohet leht.
    Se duhet te jesh pa gjak, qe te shajn nga mengjesi ne darke. Dhe mos te reagosh dhe tia kthesh. Kot nuk i thoshin, Lule mafishja.

  4. Në fakt, ajo protestë është si një argument më shumë në luftën brënda llojit, për të mposhtur (sipas Berishës) vetëm Alibeajn. Ai dhe vetëm ai shihet si pengesa e vetme për të qenë Berisha i sigurtë në krye të asaj partie. Ai dhe vetëm ai, (dhe aspak Edi Rama) shihet si e vetmja pengesë që Sali Berisha të mbretërojë i qetë në krye të asaj partie, e cila sot është katandisur si një shoqatë lokale.

  5. Birish Non grata i thote Lulezim Bashes qe te sqaroje akuzen qe ka!

    Po a ka akuze me te rende se te jesh shpallur Non Grata nga USA dhe UK?! 😅😅😅

  6. hahahaha, po ti sqaro njeher akuzat qe te jan ber ty pastaj kerkoi llogari Bashes. Pastaj nuk ka shqiptar qe ta besoj se ti nuk ishe ne djeni te asaj qe po ndodhte. Prit prit se do dali te tjera , se akoma ske par gje. Kujton ti se nuk e din USA se ca ke ber? ti prandaj u shpalle non-grata, jo se ke vjedh e ke marr para, po ke marr ca ne rubla. Ik tani tregoju pralla idjoteve qe te vijn nga pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *