• |
ide | kryesore

Ryan Reynolds zbulon nëse Taylor Swift do jetë në ‘Deadpool 3’

-Instant, Paparazzi, Slider



Ryan Reynolds i është përgjigjur thashethemeve se Taylor Swift mund të shfaqet në Deadpool 3.

Aludimet për Swift-in nisën kur Reynolds ndau një video promovuese që njoftonte filmin Marvel, i cili do të publikohet më 8 nëntor 2024.Klipi u filmua në të njëjtën shtëpi të përdorur për filmin e shkurtër të Swift të vitit 2021, All Too Well. Kjo i bëri  fansat të mendojnë se ajo do të shfaqej në film.

Mirëpo, Reynolds konfirmoi se ajo nuk do të marrë pjesë në film, por tha se “sigurisht” do të ishte i lumtur që Taylor të përfshihej. “Po tallesh me mua? Unë do të bëja gjithçka për atë grua. Ajo është një gjeni”, tha ai për ET.

Aktorii shtoi se “e gjithë shtëpia” e tij  është “e fiksuar” me albumin e fundit të saj, Midnights. “O Zoti im, po. Të gjithë ne, gjithë shtëpia, nuk po bëj shaka. Më pëlqen shumë”,zbuloi Ryan. “Unë po, Blake po, vajzat e mia. Ne e duam atë.”

Për rikthimin e Jackman në rolin e tij ikonik si Wolverine, Ryan tregoi se u deshën vite për ta bindur aktorin. “Unë e kam kërkuar që ta bëjë këtë për gjashtë vjet rresht,” u shpreh ai. “Në fund ishte Hugh që tha, ‘Mendoj se jam gati të kthehem’. “Gjithçka që duhej të bënim ishte t’ia shisnim prodhuesit Kevin Feige, gjë që nuk zgjati shumë.” Deadpool 3 do të shfaqet në kinema më 8 nëntor 2024./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *