• |
ide | kryesore

Tërheqja e rusëve, në Kherson ngrihet flamuri ukrainas

-Instant, Arkiva, Planet
Kherson



Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin Kherson në jug të Ukrainës .

Në konferencën për shtyp, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin zhvendosur në bregun lindor të Dnieper.

Ministria raportoi se tërheqja u përfundua mëngjesin e sotëm në orën 05:00 me orën e Moskës, ndërsa tashmë në këtë qytet valëvitet flamuri ukrainas.

Megjithatë, Al Jazeera raportoi dje se bombardimet vazhdojnë në Kherson, pavarësisht se Rusia njoftoi tërheqjen. Assed Baig i Al Jazeera, duke raportuar nga Zelenodolsk, një qytet në rajonin e Kryvyi Rih, tha se bombardimet midis ukrainasve dhe rusëve ende dëgjohen gjatë gjithë ditës.

“Khersoni është kryesisht rrafshnaltë rurale. Kështu që ukrainasit përfundojnë duke marrë shumë territore. Por kur ukrainasit marrin një qytet apo fshat, rusët ende mund t’i bombardojnë dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh”. Kështu shpjegon korresponenti.

“Ne sapo kemi ardhur nga një qytet që është shkatërruar plotësisht; Nuk kishte asnjë ndërtesë të vetme që të mos ishte dëmtuar. Apo që të mos kishte vrima të copëzave apo plumbave”, tha Baig.

Megjithatë, tërheqja e Khersonit “do të jetë një nxitje morale” për ukrainasit, thotë ai.

Lexo më tej: Lufta në Ukrainë, Rusia tërheq trupat nga Kherson 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *