• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Prishtinë, 8 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku janë plagosur tetë persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë shkatërruar pothuajse totalisht. Policia bën të ditur se të gjithë personat e lënduar janë transportuar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk bëhen të ditur emrat e personave të përfshirë në aksident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *