• |
ide | kryesore

Arbana Osmani prezantuese e Festivalit të Këngës në RTSh

F1, Paparazzi



Arbana Osmani sapo ka konfirmuar atë që prej kohësh përflitej, madje që edhe partneri i saj e tha disa ditë më parë.

Moderatorja do të drejtojë edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në Rtsh.

Arbana nuk harroi të falenderonte edhe bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt, Bojken Lakon, Shpëtim Saraçin, Eraldo Rexhon dhe Eduart Grishajn.

Në vazhdën e falenderimeve moderatorja nuk la anash edhe Top Media-n për mbështetjen.

“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi, por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistësh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore të suksesshme për të rinjtë dhe jo vetëm, një nga njerëzit më intuitive e më me shije në industrinë muzikore.
-Shpëtim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikës, legjendë e gjallë e Festivalit të Këngës, një nga njerëzit më virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjetër, me energjinë e pashtershme për të punuar pa orar.
Dhe
Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)
Një falenderim special për drejtuesit e RTSH që zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival të bukur, më pranë njerëzve.
Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime të Top Media, te cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.
Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *