• |
ide | kryesore

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend, infektohen 13 qytetarë në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar raportin ditor të situatës së pandemisë në vend. Mësohet se 13 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit. Bëhet me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan.

Në të gjithë vendin janë 186 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo e ka e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 493

Testime totale 2,002,629
Raste pozitive 332,011
Raste të shëruara 328,231
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *