• |
ide | kryesore

Danilo si portier, Bocchetti nuk e pranon dot mungesën e penalltisë kundër Juves: “Jam i shtangur”

-Instant, Sport
Bocchetti



Juventus fitoi kundër Veronës dhe mori vendin e katërt në renditje, pas Napolit, Lazios dhe Milanit. Moise Kean i dha suksesin bardhezinjve, por nuk mungojnë polemikat. Në minutën e 77, Danilo preku topin me dorë në zonën e Juventus. Një prekje që arbitri Di Bello nuk e konsideroi të dënueshëm me penallti. Vendimi i arbitrit të ndeshjes i ka tërbuar veronezët. Trajneri Salvatore Bocchetti ka folur për këtë pas ndeshjes.

Ish-mbrojtësi ka mbetur i shtangur: “Nuk më pëlqen të flas për arbitrat. Por kur ka një sërë episodesh si me Monzën dhe sonte mbetesh i shtangur. Po na dëmtojnë, më duket e qartë. Me krahun kaq të hapur më duket çmenduri të mos jepet penallti. Unë besoj akoma, djemtë sot dhanë shpirtin dhe vendosën në vështirësi një nga skuadrat më të forta në Itali. Do të bëjmë më të mirën deri në fund”.

Bocchetti, për mikrofonët e Sky, flet për mesazhin e gabuar: “Është parë qartë se është një faull me dorë. Po përcillet një mesazh i gabuar. Javën e kaluar me Magnanin nuk ishte për të kuq. Edhe sonte pati një faull me dorë dhe nuk e di pse arbitri apo VAR nuk e ndaluan lojën. Jam i shtangur”.

BOCCHETTI: “MË VJEN KEQ, DJEMTË DHANË GJITHÇKA”

Në fund tekniku shpjegon se i vjen keq kryesisht për djemtë e tij: “Më vjen keq sepse djemtë dhanë gjithçka, edhe ata që hynë. Jam i kënaqur me reagimin e djemve por mëkat sepse gjithë këto episode të dëmtojnë. E ne jemi tashmë në një pozitë të keqe. Duhet të vazhdojmë të luftojmë, ata kanë dhënë gjithçka dhe jam i bindur se të gjithë bashkë do t’i dalim. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, duke pritur që Juventusi të ishte i shpejtë dhe agresiv. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe i vendosëm në vështirësi, por këto episode më pas të dëmtojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *