• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Erdogan: Turqia do bisedime të paqes

-Instant, Lajme, Planet



Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan.  Ndërkohë që më herët prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin thotë se nuk ka negociata me rusët.
Lideri turk ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën, teksa mediat në Turqi raportojnë të ketë thënë se “Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme dhe se Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj. Erdogan ka thënë se Turqi po punon për një korridor të paqes, ashtu si ai i drithërave dhe se rruga më e mirë për këtë është dialogu për paqe. Turqia ka ndërmjetësuar bisedime midis delegacioneve ukrainase dhe ruse më herët gjatë këtij viti dhe po ashtu ka tentuar që të balancojë kritikat e saj për pushtimin dhe kundërshtimin e sanksioneve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *