• |
ide | kryesore

Protestuesit në kor: Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



“Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg.” Kjo është moto që po thirret nga organizatorët e protestës së opozitës dhe bulevardi i mbushur plot me protestues.

Mijëra qytetarë u mblodhën në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Por siç njoftuan organizatorët e protestës në një pjesë të bulevardit ishin fikur dritat, ndërsa iu bë thirrje protestuesve që të ndezin dritat e telefonit.

“Nga ura deri tek sheshi Skënderbej janë fikur dritat sepse nuk duan ta shohin sa jemi në këtë shesh. Ju lutem të gjithë ndizni dritat e telefonit që ta shohin sa jemi”, tha moderatori i protestës. ©Lapsi.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *