• |
ide | kryesore

Reja publikon 27 lojtarët për të sfiduar Italinë e Armeninë: tre lojtarë të Superiores i mbijetojnë “sitës”

-Instant, F1, Sport
Reja



Nga dy seleksionet e fundit të teknikut Edoardo Reja ka vetëm tre të “mbijetuar”. Andi Hadroji, Eneo Bitri dhe Erdenis Gurishta, të tre lojtarë të Superiores, janë pjesë e seleksionimit të teknikut Reja. Një provë e vërtetë për ta në dy miqësoret me Italinë dhe Armeninë. Italiani ka shpallur sot listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në Kombëtaren shqiptare për dy sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj. Sulmuesi ishte pjesë e Kombëtares në ndeshjen kundër Katarit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida.

Të gatshëm për dy testet do të jenë pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të Kombëtares. Bien në sy rikthimet e Berat Gjimshitit, Marash Kumbullën, Keidi Bare apo Qazim Laçi, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh. Lojtarët tani janë rikuperuar plotësisht dhe janë gati për të zbritur në fushë. Është rikuperuar edhe Ernest Muçi i cili gjithashtu do të rikthehet me ngjyrat kuqezi.

Lexo më tej: Brenda apo jashtë! Penalltia e dyshimtë ndëshkoi Shqipërinë: Katari më i fortë se “yjet” e Superiores

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën për t’u përgatitur për dy miqësoret. Të dielën, Reja do të dalë në një konferencë për median ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e tij dhe për objektivat. Miqësorja, Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45. Tre ditë më pas, në 19 nëntor, do të zhvillohet Shqipëri-Armeni, duke nisur nga ora 17:30.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *