• |
ide | kryesore

Renis Gjoka: Po venitet shpresa, por mos u dorëzoni shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Renis Gjoka



Këngëtari i njohur Renis Gjoka i është bashkuar sot protestës së thirrur nga opozita e bashkuar, ndërsa ka dhënë mesazhin e tij.

Gjoka pohoi se në vendin tonë po venitet shpresa.

“Nuk po them se kemi qenë vendi më perfekt në botë, por tani po ndihen në ajër problemet. Tani ndihet venitja e shpresës. Këtu nis problemi më i madh. Unë mund t’ja lejoj vetes goditjet e jetës se kështu e ka ajo. Por një gjë se lejoj kurrë, s’kam për ta bërë kurrë, se e di që e kam në krah gjatë gjithë kohës, kam shpresë. Problem është ikja e të rinjve. Ata janë full energji dhe nuk e nxjerrin dot atë energji në vendin e tyre. Pjesa më e madhe e miqve të mi janë larg këtij vendi, pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë ndërtuar jetën jashtë vendit.”, tha Gjoka, kënga e të cilit po dëgjohet përgjatë protestës. Ai bëri thirrje që shqiptarët të mos dorëzohen.



9 Comments

    1. Ok mi Flora me Duret Juja edhe me kte shqipe kaq te bukur shkruar oo! Me mire te rrim ne duret juja qe te behehmi mendie hapur dhe qytetar europian po nga duret juja dhe nga menia juja edhe u morem vesh o Flora! Hahhahahah wtf

  1. E more diten e punes dhe sot. Te gjitha komentet duket qe jane shkruar nga e njejta dore ne te njejtin orar pune. Kerko te te rritin pagesen te jesh me kreativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *