• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal nis arratisjen: Odegaard udhëheq Gunners ndaj Wolverhampton

-Instant, Sport, Video
Odegaard



Nuk mund të kishte një ditë më të mirë për Arsenal, që përfitoi nga disfata e City dhe mposhti Wolverhampton 2-0. Një dygolësh i Odegaard dhe në kthimin nga Kupa e Botës, Arteta do të ketë 5 pikë avantazh ndaj Guardiolës. Në pjesën e parë, shanset më të mira ishin goditja e Guedes ngjitur me shtyllën dhe traversa e Gabriel Jesus në të 36′. Gunners vazhdojnë presionin, por edhe Wolves reagojnë. Vieira dhe sërish Guedes trembën Jose Sa dhe Ramsdale pa gjetur kuadratin.

Pjesa e dytë ishte shumë më shpërthyese. Kaluan vetëm dhjetë minuta dhe Vieira, i shërbyer nga një filtër i shkëlqyer i Gabriel Jesus, shërbeu për Odegaard. Norvegjezi nuk gaboi nga fare pranë, duke shënuar golin e avantazhit. Në minutën e 75′, vjen edhe dygolëshi i Odegaard, që mposhti Jose Sa me një goditje ngjitur me shtyllën. Goli mbyll ndeshjen dhe Gunners mund të festojnë. Arsenal është në kuotën e 37 pikëve kundrejt 32 të City.

Lexo më tej: Video/ Bentancur shpëton Conte: spektakël në Tottenham-Leeds, shembet City i Guardiola

Impenjimi i parë i londinezëve pas Botërorit do të jetë derbi me West Ham në Emirates. Wolverhampton, nga ana tjetër, tani është i fundit me 10 pikë. Duke nisur nga transferta në Goodison Park ndaj Everton, pas Katar 2022, Lopetegui (trajneri i ardhshëm dhe në tribunë për të ndjekur ndeshjen) do të thirret në cështje për të shpëtuar Wolves.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *