• |
ide | kryesore

Video/ Bentancur shpëton Conte: spektakël në Tottenham-Leeds, shembet City i Guardiola

-Instant, Sport, Video
Bentancur



Spektakël në javën e 15 të Premier League. Hap fals i pabesueshëm i Manchester City përpara pauzës së Botërorit. Skuadra e Guardiolës u rrëzua 2-1 nën goditjet e Toney (dygolësh) pa mundur të bëjë dot ndryshimin me golin e Foden. Liverpool kthehet të fitojë e mposhti Southampton 3-1. Bournemouth fitoi ndaj Everton (3-0) dhe Leicester me West Ham (2-0). Përmbysje e jashtëzakonshme e Tottenham, që mundi Leeds 4-3. Bentancur shpëtoi Conte nga një tjetër rezultat zhgënjyes. Edhe Nottingham buzëqesh, 1-0 ndaj Crystal Palace.

MANCHESTER CITY-BRENTFORD 1-2

Mrekulli e Brentford në shtëpinë e Manchester City. Fitorja e pabesueshme erdhi në minutën e 7 shtesë falë Toney. Dëshpërohet Guardiola, që humb rastin të marrë kryesimin, duke kaluar Arsenal. Miqtë e nisën furishëm dhe vunë në vështirësi prapavijën e City. Ederson ndali në minutën e 3’ Onyeka e në të 7’ Toney. Avantazhi i Brentford erdhi në të 16’, ku pikërisht Toney shënoi me kokë. City u hodh përpara, por VAR dy herë nuk i dhuroi penalltinë e pretenduar. Përpjekjet e City u konkretizuan në shtesë të pjesës së parë nga Foden. Pas rifillimit frikë për gjendjen e Laporte, që pësoi një goditje me kokë. Ndeshja u ndërpre për 8 minuta, pas të cilave mbrojtësi i City vazhdoi lojën. Episodi vendimtar erdhi në të 97’ me një kundërsulm ndaj të cilit Ederson nuk mundi të ndalë Toney, që shënoi e coi Brentford në delir.

TOTTENHAM- LEEDS 4-3

Tottenham rrëmben fitoren në dhjetë minutat e fundit , duke fiksuar një 4-3 spektakolar në shtëpi ndaj Leeds falë Bentancur. Avantazhi i miqve erdhi pas vetëm dhjetë minutash. Summerville goditi mirë dhe mposhti Lloris. Formacioni i Conte reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 25′ me Harry Kane. Miqtë nuk dorëzohen dhe kalojnë sërish përpara në minutën e 43 me një finalizimin e shkëlqyer të Rodrigo. Në pjesën e dytë, të besuarit e Conte hynë në fushë me një tjetër vendosmëri. E në minutën e 50 Davies, falë një devijimi, mposhti portierin kundërshtar. Ndeshja u ndez në pesëmbëdhjetë minutat e fundit. Leeds mori avantazhin e tretë në minutën e 76 me Rodrigo, por Conte shpëtohet nga Bentancur. Uruguajani është në formë të shkëlqyer dhe firmosi fillimisht barazimin në minutën e 81′. Bentancur shënoi më pas edhe golin e fitores në të 83. Leeds mbeti në inferioritet pas përjashtimit të Adams dy minuta nga fundi. Në bilbilin e fundit, Conte mund të buzëqeshë: mbërritën tre pikë të rëndësishme.

LIVERPOOL- SOUTHAMPTON 3-1

Në Anfield Liverpool arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi dhe mundi Southampton të Nathan Jones 3-1. Miqtë e nisën fort, por Reds kaluan në avantazh falë goditjes me kokë të Firmino. Braziliani shënoi në minutën e 6′, por as koha për t’u gëzuar se Southampton barazoi. Che Adams nuk i la asnjë mundësi Alisson, duke kthyer ekuilibrin në Anfield. Liverpool rriti ritmin dhe shënoi golin e dytë në minutën e 21. Nunez gjeti këndin e pambuluar, duke e bërë rezultatin 2-1. Trisi u fiksua në minutat e fundit të pjesës së parë. Dygolëshi personal i Nunez, që vulosi ndeshjen. Southampton tentoi të ndryshonte fatin e ndeshjes në pjesën e dytë, por Alisson ishte i kujdesshëm. Përfundoi 3-1 në Anfield me Reds që i afrohen zonës së Evropës.

NDESHJET E TJERA

Bournemouth nuk i la asnjë shans Everton, me një 3-0 që zhyt më keq Toffies pranë zonës së rënies. Tavernier në minutën e 18 zhbllokoi ndeshjen, ndërsa 7 minuta më pas Moore e vuri në siguri. Anthony në minutën e 69 fiksoi trisin. Bournemouth e kapërcen në renditje Everton me 16 pikë, dy mbi Toffies. Sukses i rëndësishëm i Nottingham Forest, 1-0 ndaj Crystal Palace me golin e Gibbs-White (57′). Forest lë vendin e fundit, duke shkuar 1 distanca larg zonës së shpëtimit. West Ham befasohet 0-2 në shtëpi nga Leicester. Foxes zhllokuan ndeshjen me Maddison (8′) dhe vulosën rezultatin me Barnes (78′). Hammers me 16 pikë janë në ujëra të rrezikshme, ndërsa Leicester afrohet në mesin e renditjes me 17 pikë.

PREMIER LEAGUE ENGLAND

Manchester City 1-2 Brentford
AFC Bournemouth 3-0 Everton
Liverpool 3-1 Southampton
Nottingham Forest 1-0 Crystal Palace
Tottenham Hotspur 4-3 Leeds United
West Ham United 0-2 Leicester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *