• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti i shpërthimit me 6 viktima dhe mbi 50 të plagosur në Stamboll

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
plagosur



Të paktën 6 persona kanë humnbur jetën dhe 53 janë plagosur në një shpërthim në një zonë mjaft të frekuentuar në qendër të Stambollit. Autoritetet turke thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai ka qenë mjaft i fortë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen. Korrespondentja e BBC, Orla Guerin, e cila ndodhet në zonë, tha se kishte një prani të madhe policie. Zona është rrethuar.

Helikopterët po qarkullojnë lart ndërsa ambulancat nuk reshtin së transportuar të lënduarit. Shumë tregtarë që qëndronin në dyert e tyre duken të habitur. Ajo shtoi se incidenti ka shënuar një tronditje të madhe për shumë njerëz në qytet. Një dëshmitar okular tha se ishte vetëm 50 metra larg vendit kur ndodhi shpërthimi.

“Pashë 3 ose 4 njerëz të plagosur në tokë. Njerëzit vraponin në panik… Kishte tym të zi. Zhurma ishte aq e fortë. Pothuajse shurdhuese” – tha ai. Rruga që është e shpesh e mbushur me blerës është shënjestruar edhe me parë nga një sulm vetëvrasës në vitin 2016. Edhe në këtë rast nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të ngjashëm. ©LAPSI.al

https://twitter.com/bitcoin1zation/status/1591807347596627968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591807347596627968%7Ctwgr%5E89dc046f29731b47a406805c842be37b70657c74%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshperthim-kamikaz-ne-stamboll-autoritetet-turke-nuk-perjashtojne-sulmin-terrorist-pamjet-qe-ngrene-dyshime-video%2F



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *