• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Hakerat iranianë nxjerrin e-mailet e kreut të SHISH

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
iranianë



Hakerat iranianë të “Homeland Justice” nuk ndalen. Mbrëmjen e së dielës ata kanë publikuar të dhëna të tjera të kreut të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo.

Ata thonë se janë futur në postën elektronike të këtij të Bendos. Prej aty kanë marrë shkëmbimet elektronike që ka pasur drejtori i SHISH. Lapsi.al disponon të gjithë dosjen e publikuar nga hakerat. Bashkë me publikimin e dosjen e dokumenteve që ata kanë mundur të sigurojnë është shpërndarë edhe një mesazh.

“Çdo organizatë qeveritare ose joqeveritare që mbështet MEK-un do të jetë në shënjestër nga ne” – shkruajnë hakerave në grupin e tyre në Telegram.

Pak ditë më parë ata nxorën dokumente ku shiheshin të gjitha të dhënat e Bendos. Aty ndodheshin të dhënat personale, dhe numrat e telefonit, dokumetet e identitetit. Më pas hakerat publikuan edhe lëvizjet e Bendos jashtë Shqipërisë. Në shënjestër ishte edhe bashkëshortja e tij. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që t’ia ngrejë

Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë



7 Comments

  1. Sali Berishën del kundra kësaj rezolute, duke vazhduar qëndrimin armiqësor, që historikisht ky person ka ndaj Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK).

    Çka na bën të mendojmë mbi dokumentat dhe faktet që po dalin çdo ditë në dritë mbi besnikërinë ndaj një marrëdhënie okulte, që kjo parti ka me Rusinë e më shumë se me vetë rusët, me monedhën e tyre.Iranianet jane skellerit e padronit Rus+ Rubla

  2. “Primaret e PD, vetëm në 16 bashki”, ironia e Edvin Kullurit: Të jetë nga entuziazmi i madh, apo nga…Miu te kiu ka nje vend bosh per ty merr dhe arin me xixa dhe futuni ne primaret salihu ju jep dhe 5000 euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *