• |
ide | kryesore

Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit/ Ndërron jetë iraniani që frymëzoi Tom Hanks

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aeroportin



Ka ndërruar jetë një iranian që jetoi për 18 vjet në një aeroport të Parisit. Mehran Karimi Nasseri bëri shtëpinë e tij në vitin 1988 një zonë të vogël në aeroportin “Charles de Gaulle”. Shkak u bë një ngatërresë diplomatike. Ngjarja frymëzoi filmin e vitit 2004, “The Terminal”, me protagonist Tom Hanks.

Nasseri-t iu dha e drejta për të jetuar në Francë, por ai u kthyer në aeroport disa javë më parë. “Aty vdiq nga shkaqe natyrore”– tha një zyrtar i aeroportit për AFP. I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane të Khuzestanit, Nasseri fillimisht fluturoi në Evropë në kërkim të nënës së tij.

Jetoi për 18 vite në aeroportin e Parisit, vdes iraniani që

Ai kaloi disa vite duke jetuar në Belgjikë. Më pas u dëbua nga disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Gjermaninë. Shkak u bë mungesa e dokumenteve të sakta të imigracionit. Më pas ai shkoi në Francë. As aty nuk e lëjuan të hynte dhe ai bëri shtëpinë e tij në terminalin 2F të aeroportit. Ai qëndronte nëpër stola. Të ardhurat i grumbullonte nga qindarkat që mblidhte nëpër karroca.

Ditën e kalonte duke lexuar libra dhe gazeta. Shpesh mbante shënime në një fletore. Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo i ra në sy regjisorit Stephen Spielberg. Ai i dha jetë filmit të njohur “The Terminal” me aktorët Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Pas publikimit të filmit, gazetarët u dyndën për të folur me njeriun që kishte frymëzuar filmin e Hollivudit. Në një moment, Nazzeri nisi ta quante veten “Sir Alfred”.

Jetoi për 18 vite në aeroportin e Parisit, vdes iraniani që

Në atë kohë jepte deri në 6 intervista në ditë sipas “Le Parisien”. Pavarësisht se iu dha statusi i refugjatit dhe e drejta për të qëndruar në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006. Në atë kohë u dërgua në spital për t’u trajtuar për një sëmundje. Më pas ai kaloi kohë duke jetuar në një bujtinë duke përdorur paratë që kishte marrë nga filmi. Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë ku edhe ndërroi jetë. 76-vjeçarit iu gjetën disa mijëra euro në posedim tha një zyrtar i aeroportit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *