• |
ide | kryesore

“Për miqësoren me Italinë telefonova Dukën”: Reja ankohet për mungesat e shumta dhe flet për rinovimin

-Instant, F1, Sport
Reja



“Për Shqipërinë është një motiv krenarie për të luajtur me Italinë. Është një emocion i madh për mua sepse kam pasur eksperiencë të gjatë në Itali. Të dëgjosh himnin e Shqipërisë dhe Italisë bashkë, do të jetë e bukur për mua”. Edoardo Reja bëhet gati të sfidojë ekipin me ndjeshmërinë më të madhe për të, Italinë. Sigurisht për një italian është një ndesi që shjkon përtej cdo sfide sportive. E kështu, Reja ka zbuluar një prapaskenë, që mundësoi miqësoren me kombëtaren e Mancinit: “Kur Italia humbi shansin që të ishte pjesëmarrëse në Botëror, mësova se ata po kërkonin kundërshtarë që të luanin miqësore. Menjëherë telefonova presidentin Duka, që të vihej në kontakt e të ishim të parët në listë për të zhvilluar ndeshjen me ta.”

MUNGESAT E REFUZIMET

Tekniku është ankuar për shumë lojtarë që nuk janë lejuar nga klubet, por edhe të tjerë që janë të dëmtuar. Strakosha e Gjasula janë jashtë, për Gjimshitin duhet pritur ndeshja e Atalantës me Inter. Ndërsa Balaj, Uzuni, Seferi e Cikalleshi nuk janë lejuar nga klubet. Kjo është një ndeshje në të cilën FIFA inkurajon klubet t’i lënë lojtarët të lirë, por nuk i detyron dot: “Këto dy ndeshje kanë shumë vlera. Balajn, Cikalleshin, Seferin dhe Uzunin nuk na i lejojnë klubet që t’i merrnim në Kombëtare për shkak të ndeshjeve ndërsa me probleme fizike janë Manaj, Strakosha, Çekiçi dhe Gjimshiti që sapo është i rikuperuar. Do të doja që të gjithë lojtarët t’i kisha në dispozicion. Mbeten për tu parë edhe të rinjtë. “, përfundoi Reja.

Lexo më tej: Reja publikon 27 lojtarët për të sfiduar Italinë e Armeninë: tre lojtarë të Superiores i mbijetojnë “sitës”

KONTRATA E EMRAT E RINJ

Në fund një koment edhe për kontratën që përfundon këtë muaj. Emra të ndryshëm kanë dalë në skenë, por Reja pret takimin me Dukën: “Atëherë do të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësinë të ulemi bashkë me presidentin për të diskutuar për të mirën e Shqipërisë. Me Presidentin mund të them kam marrëdhënie shumë të mira, për të mos thënë miqësore. Unë kam vullnetin për të vazhduar, por nuk jam unë presidenti i Federatës. Zgjedhja i takon atij, ose të dyve bashkë. Rëndësi ka të marrim një vendim për më të mirën e Shqipërisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *