• |
ide | kryesore

Pochettino, akuza frontale ndaj ish-klubit: “PSG është një koleksion figurash”

-Instant, Sport
Pochettino



Mauricio Pochettino është gati të rikthehet në pankinë, por nuk do të pranojë cfarëdo destinacioni. Trajneri argjentinas, i cili mbeti pa skuadër pas përfundimit të marrëdhënies me PSG-në, e bëri të qartë situatën e tij: “Pasi kam trajnuar Messin, Neymar dhe Mbappe, është normale që dua të ruajë atë nivel”. Pochettino pret një telefonatë të rëndësishme, por ndërkohë flet për eksperiencën në Paris: “Një koleksion figurash me të cilët kemi fituar tre tituj në një vit e gjysmë. Por nëse nuk fiton Champions League nuk është mjaftueshëm”.

Pikërisht në Champions, Pochettino ka keqardhjen më të madhe për përmbysjen e pësuar nga Real Madrid. Ndeshje në të cilën vendimtar ishte goli i diskutueshëm i Benzema me një gabim të Donnarumma. Nga aty nisi gjithçka: “Në Bernabeu ne dominuam një orë, pastaj një faull ndaj Donnarumma i pa fishkëllyer ndryshoi gjithçka. I dha shumë besim Realit. Për ta u ndez një dritë që u fik për ne dhe ne nuk arritëm t’i menaxhonim ato 20 minuta të vështira. Reali është i veçantë, si dhe Bernabeu, ka diçka që i bën ata të bëjnë të pamundurën të mundur”.

E ARDHMJA

Për të ardhmen, trajneri argjentinas pret të rikthehet në një nivel shumë të lartë: “Është e vështirë të bësh plane në futbollin e sotëm sepse pakkush mund të jetë pjesë e tij. Kërkesa nga klubet është gjithmonë e madhe, por durimi është i ulët dhe duhet të fitosh menjëherë. Pasi stërvita Messin, Mbappe dhe Neymar është e qartë se dua të ruaj nivelin”.

Kush e di, ndoshta në të ardhmen mund të hapen dyert e kombëtares argjentinase, që tani përgatitet për Kupën e Botës: “Lojtarët do të mbërrijnë në turne në momentin më të mirë fizik. E nuk mendoj se do të ketë më pak cilësi. Përtej kritikave do të jetë një festë dhe kur topi të fillojë të rrotullohet, ne të gjithë do ta shijojmë. Argjentina është më e fortë se 2018. Vetëm të kuptojnë që kanë Messi në ekip dhe të gjithë duhet të luajnë për të, që të realizohen ëndrrat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *