• |
ide | kryesore

Publikohet traileri zyrtari i “John Wick: Chapter 4”

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri  zyrtar i “John Wick: Chapter 4” ku shfaqet Keanu Reeves duke luajtur sërish heroin e dashur të aksionit.

Në trailerin e ri, Wick duhet të sfidojë zuzarin e frikshëm të Bill Skarsgård, Markez de Gramont, në një betejë në mënyrë që të fitojë lirinë e tij. Traileri e tregon atë në shkretëtirë ndërsa qëllon mbi njerëzit, dhe duke u përfshirë në një përleshje me personazhin e Donnie Yen. Përveç Reeves luajnë Skarsgård, Yen, Laurence Fishburne, Lance Reddick, Rina Sawayama, Shamier Anderson, Hiroyuki Sanada, Scott Adkins dhe Clancy Brown. Ian McShane ripërsërit rolin e tij si Winston, menaxher i Hotel Continental.

Reeves ka punuar me regjisorin Chad Stahelski në ekskluzivitetin “John Wick” që nga origjinali i vitit 2014. Ai u shfaq për herë të fundit si vrasësi i njohur në vitin 2019 në “John Wick: Chapter3 – Parabellum”. Thuhet se tanu është në bisedime për t’u rikthyer në spinoff “Ballerina” me Ana de Armas.

Në gusht, Stahelski i tha Variety se pjesa e katërt  do të gërmojë më thellë në mitologjinë prapa Kontinentalit.”Më pëlqen një mit i mirë,” shpjegoi Stahelski për Variety. “Unë nuk besoj në një strukturë me tre akte. Unë besoj në tregimin e saj. Do marrim kohën që na duhet për të treguar historinë. Filmi del në kinema më 24 mars 2023. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *