• |
ide | kryesore

Taylor Launter i jep fund beqarisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Lautner është martuar me të dashurën e tij, Taylor “Tay” Dome, një vit pas fejesës.

Ceremonia u zhvillua të premten në mbrëmje në Epoch Estate Wines, Kaliforni. Të ftuar ishin rreth 100 persona duke përfshirë miqtë e ngushtë dhe familjen. Dyshja u takuan në vitin 2018 dhe u lidhën po atë vit. Ai i propozoi Dome në nëntor 2021. “11.11.2021”, shkroi aktori në një seri fotosh në Instagram. Dhe kështu të gjitha dëshirat e mia u realizuan.” Më parë aktori ka qenë i lidhur me Taylor Swift, Lily Collins dhe Billie Lourd.

Gjatë një interviste në The Kelly Clarkson Show, ai qeshi për faktin se ata do të kishin të njëjtin emër kur të martoheshin. “Isha si, A të pëlqen ky mbiemër? Sepse ne tashmë kemi të njëjtin emër. Kështu që do të jetë tepër e ndërlikuar,” u shpreh ai. “Ne do të jemi i njëjti person,” i tha aktori Kelly-t. Më pas zbuloi se shumë njerëz përdorin ‘Tay boy’ ose ‘Tay girl’ kur përpiqen të shmangin konfuzionin kur i drejtohen ciftit.

Taylor Lautner mund të shihet kohët e fundit në filmin e Netflix “Home Team”, i cili paraqet historinë e ish-trajnerit të New Orleans Saints, Sean Payton, i cili luhet nga Kevin James. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *