• |
ide | kryesore

Video/ Garnacho shpërthen festën për United në shtesë: 2-1 ndaj Fulham, ten Hag i afrohet zonës Champions

-Instant, Sport, Video
Garnacho



Manchester United vuan por buzëqesh, ndaj një Fulham që nuk u dorëzua deri në fund. Cottagers u rrëzuan vetëm në minutën e 92, duke humbur 2-1. Red Devils kaluan në avantazh me Eriksen (14′) dhe pothuajse dyfishuan në disa raste, para barazimit të James (61′). Nga aty formacioni i ten Hag rrezikoi shumë edhe kapitullimin. Goli i fitores mban firmën e Garnacho, i cili afron ten Hag me vendin e 4. Në ndeshjen tjetër të Premier League, Brighton humbet kundër Aston Villa. Sukses 2-1 për Emery, që mposhti De Zerbin.

FINESA E ERIKSEN

Manchester United vuajti por në fund feston, duke mundur Fulham 2-1 në shtesë. Vendimtar Garnacho, pasi të besuarit e ten Hag rrezikuan disa herë të pësonin përmbysjen e londinezëve. Pas një rasti të parë të Cottagers, me De Gea që devijoi me këmbë goditjen e Carlos Vinicius, miqtë dominuan. Në formë të mirë Martial, i cili u bllokua nga Leno dhe pastaj nisi aksionin e avantazhit të Red Devils. Prekje inteligjente e francezit për Bruno Fernandes, i cili shërbeu për Eriksen, që realizoi në rrëshqitje avantazhin. Reagimi i Fulham ishte i gjithi në këmbët e Wilson, por më pas Manchester ishte pranë golit të dytë. Martial shkoi pranë dyfishimit disa herë, ndërsa Eriksen goditi ngjitur me shtyllën nga farë pranë.

GARNACHO VENDIMTAR

Humbja e mundësive nga formacioni i ten Hag vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Elanga dhe Rashford humbën shansin për të dyfishuar dhe vendasit morën guxim. De Gea duhet të bllokojë Ream dhe Carlos Vinicius. Barazimi i Cottagers dukej në ajër dhe në fakt erdhi në minutën e 61. Firmosi një ish, Daniel James, me një devijim të afërt në asistin e Cairney. Gjithçka nga fillimi për Manchester United, që rrezikoi shumë dhe u shpëtua nga de Gea, vendimtar në tentativën e Palhinhas. Pas frikës, megjithatë, erdhi fitorja për Red Devils. Zëvendësuesi Garnacho gjeti golin vendimtar në minutën e 92, me asistin e Eriksen. Ten Hag feston kështu një fitore 2-1 nën shenjën e danezit, me golin dhe asistin fitues. United ngjitet në 26 pikë, -3 nga zona Champions, me një ndeshje më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *