• |
ide | kryesore

Video/ Milan, fitore me polemika ndaj Fiorentinës: autogoli i Milenkovic në shtesë, shpërthen protestat viola

-Instant, Sport, Video
Milenkovic



Milan-Fiorentina përfundon 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 15 të Serie A. Kuqezinjtë e nisin furishëm dhe e zhbllokuan takimin pas 2′ minutash me Leao. Të besuarit e Piolit, më pas, ulën intensitetin dhe në të 28′ u barazuan nga devijimi i Barak. Në pjesën e dytë, vendasit u rritën në lojë, por vuajtën për të krijuar raste vërtet të rrezikshme. Kështu, ndeshja qendroi në ekuilibër deri në minutën e 92, kur një autogol i Milenkovic fundosi violat. 3 pikë për ekipin e teknikut Pioli, i cili shkon në pauzë ndërsa ka mbetur -8 nga Napoli kryesues.

Lexo më tej:Video/ Dzeko udhëheq përmbysjen e Inter: Atalanta në vështirësi, Inzaghi rikuperon për herë të dytë radhazi

Me pak vuajtje dhe një dozë të mirë fati, Milani lë në këtë mënyrë hapin fals të Kremonës. Kuqezinjtë kufizojnë dëmin në funksion të ndalesës së gjatë për Botërorin, duke i garantuar vetes vendin e dytë në renditje të paktën deri në janar. Fiorentina bie pas tre fitoreve radhazi dhe e bën në mënyrën më befasuese të mundshme. Atëherë kur barazimi dukej se ishte i vendosur ndodhi e pakuptueshmja. Në minutën e 92, në harkimin e Vranckx, i penguar edhe nga hedhja e Rebiç, Terracciano doli bosh. Topi kërceu dhe goditi Milenkovic duke përfunduar në portën e mbetur pa portier. Kontrolli i VAR mes protestave të forta viola për faull ndaj portierit, shpërtheu entuziazmin në San Siro, duke vlerësuar golin. Italiano mund tani vetëm të ngushëllojë veten me një tjetër paraqitje të fortë të të tijve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *