• |
ide | kryesore

Blutë vijojnë kontrollet/ 10 tentativa për të korruptuar policët rrugorë

-Instant, Lajme, Të fundit
policia rrugore, 10 raste korruptimi



Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore në Tiranë. Kontrollet janë bërë për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Si rrjedhojë e kontrolleve gjatë javës që lamë pas, policia goditi 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit, me qëllim shmangien e gjobave për shkeljet e kryera. Sakaq, 33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Kjo me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Ose për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *