• |
ide | kryesore

Boçi drejt lënies së mandatit për primaret, ish-kryekomunari që pritet ta zëvendësojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Futja e nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi në primaret e Elbasanit, do të ndryshojë edhe listën e deputetëve në këtë qark. Boçi ishte deputeti më i votuar në këtë qark. Ai arriti të thyejë listën e kandidatëve në Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht. Pas vendimit për të lënë mandatin e deputetit, vendin e Boçit do ta marrë Qani Xhafa. Ai ka mbajtur më parë postin e kryetarit të komunës Labinot Mal. Këtë e konfirmoi vetë Boçi gjatë një bisede që zhvilloi me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

“Personi që më zëvendëson është z.Qani Xhafa, ish-drejtues i komunës Labinot Mal. Ai është një nga njerëzit më me reputacion në zonë, me influencë. Jo më kot ka marrë një numër shumë të madh votash. Një njëri që përgjatë kohës kur ka drejtuar komunën ka dhënë rezultate, të cilat banorët i vlerësojnë dhe prandaj e respektojnë. Një njeri që ka mendimin e tij të pavarur dhe nuk është se ka një përcaktimi rigid në pozicionimin e tij. Pozicionimi i tij ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarit, në shërbim të votuesit.  Këto janë thjesht qëndrime sipas opinioneve. Më pas pozicionimin e tij do e artikulojë vetë në momentin që do marrë mandatin”, tha Boçi gjatë konferencës për shtyp.



4 Comments

  1. ta lëmë non gratën të vazhdojë këngën e vet përçarëse në vetmi, sepse ashtu si liria ka emra dhe mban ato të udhëhqjes çlirimtare të Kosovës edhe tradhëtia ka emër.

    Dhe mban atë të Sali Berishës.Largohet nje gei dhe vjen nje shpellkar ekselent

  2. U mos amani, mos na e beni kete. Si do e perballojme ne ikjen e Bocit nga Kuvendi? A durohet ikja e nje njeriu qe s’ka thene nje gje me mend ne kaq vite ne Kuvend, e qe as qe duhej te ishte fare ne Kuvend meqe ra fjala? Ky eshte nje injorant dhe kastravec kalibri. Demek presor. Realisht analfabet. Thefte qafen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *