• |
ide | kryesore

Dua Lipa zbulon nëse do të performojë në Kupën e Botës 2022

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka reaguar ndaj aludimeve se do të performojë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar”, ka shkruar Lipa në Instagram. “Unë nuk do të performoj. Nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në asnjë negociatë për të performuar. Mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës,” shtoi ajo.

Deri më tani thuhet se Jung Kook i BTS do të këndojë në ceremoninë e hapjes. Këngëtari koreano-jugore do të përfshihet në kolonën zanore të Kupës së Botës. Diplo, DJ Calvin Harris dhe Sean Paul do të performojnë gjithashtu në festivalin Fifa Fan, i cili do të zgjasë gjatë 29 ditëve të turneut.  Katari u zgjodh si vendi për Kupën e Botës 2022 në 2010. Ai është vendi parë i Lindjes së Mesme që pret turneun. Por, akuzat për abuzim kundër punëtorëve migrantë të cilët janë punësuar për këtë ngjarje, kanë nxitur kritikat ndaj vendit. Aktivistët kanë bërë thirrje për një bojkot./Lapsi.al

Marrë nga: ET

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/01/dua-lipa-reagon-ndaj-akuzave-per-kengen-levitating/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *