• |
ide | kryesore

Enrique e përjashtoi nga Botërori i Katarit, Sergio Ramos: “E vështirë të shohësh Botërorin nga shtëpia”

-Instant, Sport
Ramos



Sergio Ramos nuk është pjesë e skuadrës së Spanjës për Katar 2022 dhe për këtë arsye duhet të heqë dorë nga ëndrra. Turneu i dimrit do të kishte qenë Kupa e Botës e tij e pestë me Roja. Mbrojtësi i PSG është rekordmeni i paraqitjeve me kombëtaren e tij (180) dhe 9 ditë para debutimit zyrtar ka dashur të mbështesë Spanjën. Iberikët do të debutojnë kundër Kosta Rika në 23 nëntor dhe Ramos ndonëse i uron shokët e tij, nuk e ka fshehur hidhërimin: “Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër -shkroi ai në Instagram-. Punova me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për tu ndjerë vetja përsëri. U udhëhoqa nga ëndrrat dhe synimet që i kam vënë vetes gjithmonë”.

“Fatmirësisht mund të them që këtë sezon ndihem përsëri si vetvetja. Po e shijoj futbollin, klubin tim dhe një qytet të madh si Parisi -vazhdoi Ramos-. Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që duhej të realizohej. Do të ishte Botërori i pestë, por për fat të keq do të më duhet ta shikoj nga shtëpia. Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti im, as pasioni im, as këmbëngulja ime. Madje as përpjekja dhe përkushtimi im për të menduar për futbollin 24 orë në ditë. Kjo është ajo që ndiej dhe doja ta ndaja me ju. Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj, ka shumë sfida dhe objektiva për të arritur. Shihemi së shpejti Spanjë, të uroj më të mirën. Forca!”.

POSTIMI I RAMOS

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *