• |
ide | kryesore

Intervista e CR7 tërbon Manchester United, gati një gjobë milionere: “Do të vlerësojmë përgjigjen tonë”

-Instant, Sport
Manchester United



Mbërrin tashmë reagimi i Manchester United për intervistën-tronditëse të dhënë nga Cristiano Ronaldo, e fokusuar në momentin e tij te Red Devils: “Manchester United merr shkas nga mbulimi mediatik në lidhje me intervistën e Cristiano Ronaldo – thuhet në shënim-. Klubi do ta vlerësojë përgjigjen e tij, pasi të jenë zbardhur të gjitha faktet. Objektivi ynë mbetet të përgatitemi për gjysmën e dytë të sezonit. E t’i japim vazhdimësi momentit, bindjeve dhe bashkimit që po krijohet mes lojtarëve, drejtuesve, stafit dhe tifozëve”.

Një shigjetim me referencë për frymën e ekipit, në ndërtimin e të cilës duket se nuk po kontribuon CR7. Megjithatë, për momentin asnjë vendim zyrtar nga Manchester United.

Lexo më tej: “United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag”: intervista e Cristiano Ronaldo shkakton tërmet në Old Trafford

Sipas The Telegraph, megjithatë, drejtuesit e Manchester United kanë caktuar një takim urgjent me teknikun Erik Ten Hag, për të diskutuar se çfarë duhet bërë. Pronari i klubit Joel Glazer, Drejtori Ekzekutiv Richard Arnold dhe Drejtori Sportiv John Murtough do të jenë gjithashtu të pranishëm. Me këtë rast do të diskutohen masat që klubi do të marrë ndaj lojtarit. Portugezi është pezulluar së fundmi për refuzimin e daljes në fushë ndaj Tottenham. Madje Metro shkon deri aty sa flet për një gjobë mbi një milion euro. E sigurt është se historia do të ketë pasoja të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *