• |
ide | kryesore

“Isha blerja e fundit e Panathinaikos, tani titullar në kombëtare”: ambicjet e Çokaj shkojnë përtej Italisë

-Instant, Sport, Video
Çokaj



Enis Çokaj e ka rritur ambicjen e tij pas transferimit në Greqi me Panathinaikos. Mesfushori shqiptar ishte blerja e fundit në merkaton e klubit helen dhe tani thirrja me kombëtaren nuk mjafton më. Çokaj u ndal te emocionet që jep grumbullimi në Kombëtare, ku grupin e shikon të bashkuar në çdo rast që është pjesë e kuqezinjve: “Kisha disa vite te Lokomotiva e Zagrebit, tani jam pjesë e një prej ekipeve më legjendare në Greqi. Shpresoj të marr minuta dhe të kthehem titullar te Panathinaikosi dhe Kombëtarja. Isha blerja e fundit e klubit, por me punë dhe stërvitje do të kthehem titullar i skuadrës”.

Lexo më tej: Video/ “Të ndihmojmë Edy Reja”: Asllani shpreson qendrimin e trajnerit e zbulon çfarë i kanë kërkuar interistët

Në konferencën për shtyp para miqësores me Italinë, Çokaj ka rrëfyer edhe situatën në dhomat e zhveshjes: “Komunikimi dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës janë shumë të mira, jemi si familje. Rezultatet janë çështje fati. Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë. Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet. Por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë”, përfundoi Çokaj, duke shpresuar se do të fitojë shkallë në hierarkinë e kombëtares.

https://youtu.be/rVwzViU3D_E



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *