• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Si u dorëzua qeveria përballë piratëve kibernetikë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga bllokimi i E-Albania tek publikimi i të dhënve të TIMS, nga emailet e Edi Ramës tek ato të Gledis Nanos apo Helidon Bendos. Piratët kibernetikë jo vetëm kanë dalë të fituar, por nuk kishin nevojë të luftonin fare me ndonjë rezistencë nga qeveria.

5 muaj që nga sulmi i parë, është e konfirmuar se piratët iranianë morën çfarë mundën, ndërkohë që qëndronin për më shumë se 1 vit në serverat e Policisë së Shtetit, SHISH dhe çdo sistem tjetër shtetëror.

Prandaj, kur Rama thirri ekspertët e Microsoft dhe ato të DASH për të na mbrojtur, ishte shumë vonë.

Qeveria në fillim reagoi ashpër. Thirri në ndihmë aleatët dhe shpalli fitoren. Pastaj, kur kuptoi se beteja ishte e humbur, vetëm heshti. Por çfarë kanë publikuar deri tani hakerat dhe si ka ndryshuar reagimi i shtetit shqiptar nga muaji në muaj?

15 KORRIK 2022, BIE SISTEMI I E-ALBANIA

Njoftohet për herë të parë sulmi i hakerave nga jashtë. Mbyllen shërbimet e E-Albania. Shkëputet internet nga sistemet e ministrive dhe të institucioneve të tjera shtetërore.

“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike”, njoftoi AKSHI.

24 KORRIK, RAMA SHPALL FITOREN

Parë nga sot, deklaratat e qeverisë për fitore mund të duken qesharake, por në korrik qytetarët morën mesazhe ngushëlluese nga kryeministri Rama që shpalli fitoren.

Agresioni është zmbrapsur me sukses” garantoi kryeministri në 24 Korrik, pas sulmit të parë, kur foli për “një superskuadër shqiptaro-amerikane”. “Agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash” gënjeu ai, duke mohuar dëmet nga hakerimi.

2 GUSHT, PUBLIKOHEN EMAILET E EDI RAMËS

Përgjigjen e mori menjëherë nga faqja që kishin krijuar piratët homelandjustice.ru. Ata publikuan emailet personale të Edi Ramës që bënë xhiron e medias.

Në dokumentet e publikuara ishin edhe denoncime që janë dërguar në postën elektronike të Kryeministrit nga firma private, lidhur me procedurat e tenderave, apo nga zyrtarë të shtetit, që ankohen për eprorët e tyre.

9 SHTATOR, BIE SISTEMI TIMS

Nga e premtja e 9 shtatorit, sistemi TIMS nisi të shfaqë disa probleme që vazhduan deri vonë. Në fillim sistemi ra plotësisht, duke provokuar radhë të gjata në pikat kufitare. Policët iu rikthyen regjistrave, ndërsa hakerat publikuan edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

12 SHTATOR, RAMA I KTHEHET MEDIAVE

I humbur përballë piratëve të huaj që tanimë kishin më shumë se një vit që merrnin të dhënat e shtetit shqiptar, kryeministri Rama iu kthye mediave. Pas raportimit se TIMS kishte ende probleme, ai shkroi: “Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis”, tha Rama në Twitter.

ÇFARË FSHIHTE QEVERIA

Të paktën deri në Tetor, Lapsi.al ka konfirmuar në disa burime se sistemi i policisë kishte ende probleme. Policia kishte vështirësi në përpunimin e sistemit të gjobave, në shërbimin e lejeve për të huajt apo në sistemin e ndërlidhjes së brendshme.

Ndërkohë zyrtarisht, thuhej se problemet e shkaktuara nga hakerat iranianë ishin zgjidhur.

19 SHTATOR, DALIN EMAILET E GLEDIS NANOS

Faqja e hakerave Homeland Justice, publikoi të dhënat e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Aty kishte informacione mbi familjen e Nanos. Por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore. Titujt e parë në media u pushtuan nga informacionet sekrete për një atentat të mundshëm ndaj Albin Kurtit, Lulzim Bashës apo lëvizjet e Talo Çelës.

19 SHTATOR, PROKURORIA KËRCËNON MEDIAT

Të pafuqishëm për të ndalur vjedhjet e piratëve kibernetikë, shteti kërcënoi gazetarët se do të kishin pasoja nëse publikonin informacione sensitive.

Prokuroria e Tiranës vendosi ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik. Por kjo thirrje ndaj mediave ngjante më shumë me një lutje për të mos u poshtëruar më shumë, se sa një kërcënim real.

19 SHTATOR, RAMA I DOREZUAR

Në kushtet kur të dhënat sekrete po dilnin çdo javë në pazar, kryeministri Rama la pas pozat e triumfatorit dhe pranoi se nuk dinte më çfarë do të dilte në publik.

I ftuar në emisionin “Wake Up America” në SHBA, Rama u shpreh se vendi është i përgatitur për sulme të tjera nga Irani.

Lexo edhe: Berisha: Hakerat qeveritarë sulmuan sistemet për të zhdukur lidhjet me krimin

Lexo edhe: Rama nuk pranon dështimin: Hakerat bëjnë hajgare me ju!

“Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme. Është shqetësuese që kjo po ndodh”, tha Rama, tashmë i dorëzuar përballë sulmeve nga jashtë.

3 TETOR, PUBLIKOHEN TË DHËNAT E MIJËRA TË DYSHUARVE

Sipas grafikut, që duket se synon plasjen e skandaleve të përjavshme, hakerat kanë publikuar listat e policisë për mijëra të dyshuar. Bëhet fjalë për fotot, emrat dhe të dhënat e personave që janë të dyshuar në polici, ose si të ndaluar për një vepër penale. Lista u tha se ishte nga sistemi MEMEX, megjithatë skandali u tentua të kalohej në heshtje.

17 TETOR, DALIN MILIONA NUMRA TELEFONI

Publikimi i radhës ishte një database që publikoi në rrjet rreth 14 milionë numra celularësh, që iu përkasin shtetasve shqiptarë.

Nën titullin “numrat e telefonit të shqiptarëve”, hakerat hodhën dokumentat në llogarinë e tyre në “Telegram”, duke sfiduar hapur propagandën e qeverisë se gjithçka ishte nën kontroll. Kuptohej se sistemi ishte shpartalluar tërësisht dhe çdo deklaratë për fitore ishte e kotë.

27 TETOR, DALIN UDHETIMET E RAMES ME CHARTER

Informacioni që ndikoi më shumë në debatin publik ishin të dhënat që hakerat publikuan për Edi Ramën dhe udhëtimet e tij jashtë vendit. Doli në pah se nga viti në vit, Rama kishte udhëtuar mbi 130 herë me charterin e famshëm “Ismaili”. Nga viti në vit, shpenzimet ishin rritur, megjithëse pagesat mbetën sekret për secilin udhëtim.

3 NËNTOR, DALIN EMRAT E PUNONJËSVE TË SHISH

Në shënjestër të piratëve kësaj radhe u vu Shërbimi Informativ Shtetëror. Publikimi i emrave të të gjithë punonjësve ishte një skandal i paprecedentë, që ka nxjerrë në pah edhe një herë se sa thelle kishin arritur të huajt. Pas këtij skandali, nuk pati asnjë reagim.

13 NËNTOR, PUBLIKOHEN EMAILET E SHEFIT TË SHISH

Tashmë është e vështirë të habitesh me publikimet e piratëve iranianë, por publikimi i emaileve të shefit të SHISH, Helidon Bendo ishte një tregues tjetër i degradimit të sistemeve kibernetike të qeverisë Rama.

Të dhënat e bëra publike kanë të bëjnë me mbi 800 mesazhe, në të cilat ka të dhëna konfidenciale. Ndër to janë komunikime të agjentëve të shërbimit informativ, strategjitë e anti-terrorit dhe të sektorit të krimit kibernetik, apo planet e masave për aktivitetet qeveritare. Nuk mungojnë as vendimet dhe urdhrat e dala nga zyra e Kryeministrisë për strukturat e posaçme të sigurisë kombëtare.

MUNGESA E LLOGARIDHENIES

Euforia e ditëve të para, që fliste për “zmbrapsjen e sulmit” apo për “ruajtjen e të dhënave” është harruar. Nga qeveria nuk ka më asnjë kundërveprim. Ka vetëm heshtje. Duket se shteti shqiptar thjesht po pret që hakerat t’i japin fund vetë këtij makthi, të nxjerrjes së sekreteve shtetërore si asnjëherë tjetër në histori./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/09/19/gjithcka-sheshit-si-e-rrezuan-hakerat-policine-e-shtetit/



29 Comments

  1. “Bravo Rama” Thane Zagaret e Qeverise..edhe nese ka ndodhur dicka “Fajin e ka Saliu” thane gomeret e tjere plotesues..

    1. Shpifjeeeeeeee

      Rublaxhinjte e kalemit shpifin njesoj si saliu qe hodhi ne ere kombinatin metalurgjik… Nji sekonde o fuge ca kombinati mer burre. Gerdeci mos e ke ngaterru. Vari trapin ka shku 2000 euro metri te kulla e fundit e delijorgjit vari trapin me gjithe teksy

      Shpifje!

      Fajin e ka saliu dhe rublaxhinjte e lapsit

      1. nese nuk e ke kuptuar, po flasim per Iranin e hakerimin, nejse paska patur wireles edhe tek spitali psiqiatrik dot

  2. Hakerat iranian e çdreqin jane na treguan se Qeveria Rama eshte e dhjere dhe e telendisur sa ska ku te shkoj por ama mbahet fort dhe tregohet krenare e harbute!

  3. ja sa te trashe qe jeni ju qe kenaqeni nga lajmi edhe gazetari qe krenohet kur i behet keqe Shqiperise, hekerat kane bere gjera me te medha kunder shteteve me te forta, por kane kerkuar te behet sa me shpejt nderhyrja edhe forcimi i te dhenave, Po vk si Lapsi edhe juve nje mendje keni,

    1. boll mer palle

      se do te te nxjerrin edhe noi foto tenden me tocin e partise ne goje

      apo sufllaqja ja vlen

      na e shpifet o molusqe pa shtylle kurrizore

      yttttt

    2. Ore nuk kenaqemi ne, or ti nuk e kupton qe deri kane marre 180 milione Eur, Beqja me Ramen dhe te gjitha te dhenat tona jane ne doren e iranit? Cfare do bejme, apo nuk do ta themi fjalen e te shajme qelbesiren qe beri te mundur kete menxyre, Rama, qe ka vjedhur qindra miliona cdo vit..Turp te kesh ti, qe do te ngaterrosh njerezit te cilet nuk kenaqen nga rremuja por duan te flasin kunder zagarllekut qe te ka kapur fytin..

    3. Agron, per fat te keq vjedhja e parave per sigurine e sistemeve qeveritare IT eshte ky akti kunder Shqiperise.
      Ne qe flasim dhe themi Mbretit i kane dale breket sheshit, Ne jemi atdhetaret.
      Ndersa juve Agron beni mire te gatuani vete sa te vazhdoni me sufllaqe qyli.

  4. Perla e ditës: Donald Trump do ta shpallë kandidaturën për president, tek Çim Peka.gezohuni shpellkare e cecene qimi i syrit do ju beje te gjithve Trampista

    1. Po flasim per vjedhxjen e te dhenave, identitet, llogari bankare, gjurme gishtash..ti po flet per çim peken. militantizmi te ka katandisur ne kete fare derexheje..

  5. O Njish, edhe kur te bejne fotomontazhe denigruese prape del Njish!

    Love you! ❤❤❤

    PS: me hani karin paraprakisht ju shpellaret e Berishes!

  6. Per Jorgon e shkrete sot 3 Hot dog per gruan dhe dy sanduice per besnikerine dhe dashurine qe ka per kryehajdutin kriminel Edi Rama BRAVO!!!

  7. Sa te kemi specialiste lepirje bythe si jorgo kari rama e ka ne terezi. Kur te zhduken keto lloj copash muti mbase ka shprese

    1. Prit nje here se fillimisht duhet te merremi me ata qe kane 32 vite qe i lepijne bythen Birish Non Grates.

  8. QEVERIA NUK ESHTE DORZUAR POR ESHTE VETAFRUAR PER SHITJEN E TE DHENAVE KJO ESHTE FAKET PRA QEVERIA KA DESH QE TE BEJ DISA GJERA ME KETE
    1-PER LUFTE TE MBRENSHME POLITIKE. ARMIKUN E KA GJET DHE ARMIK TE AMERIKES SHUME E BESUESHME KJO.
    2-PER ME VON TE GODAS ATE QE KA FRIK ME SHUME .
    3-PER TE MBAJTUR TE GJITHA INSTITUCONET NEN PRESION SEPSE DO JU DALIN TE DHENAT NGA KRYEHAKERI RAMA KJO ESHTE NJE E VERTET E PAMOHUESHME PO ME QE SKA SHTET, OPOZIT, POPULL BENE QEJF HANI PINI E KENDONI SA TE KENI LALA GJONA POPULL DELE.

  9. Veprim i kordinuar nga vetë Rama dhe qeveria.Justikimi me Iranin por portën e hapën vetë.Si do fshihen zullumet e bëra.Dhe mbi të gjitha misioni për të shkatërruar Shqipërinë.E ka mision nga tutorët e tij Vuçic e Putin.

  10. Andi Bushati replikon me Metën: Basha ka bërë protesta më të forta se ty dhe Berisha,qeveria nuk ka asgje ne dore,amerika po meret me iranianet me origjine ruse,prandaj dhe ju dhe salih metaj beni shkrime te perditeshme.sigurine tone e kane ne dore Amerika,kuptojeni kete o shpellkare e cecene te salihut

  11. nuk është puna tek Yuri Kim, por atë nuk e njeh si kryetar vetë SHBA, për të mos përmendur pastaj Britaninë e Madhe, që e kanë shpallur non grata.

    Dhe meqë thotë se e njeh gjithë bota si kryetar të PD, le të tregojë kush e uroi kur e mori PD-në me vendim gjykate.

    Ose të tregojë nëse e ka vizituar ndonjë ndërkombëtar në zyrë këto muaj, meqë prretendon se e njohin si kryetar të PD.

  12. Emigrimi i deputetëve të rëndësishëm të Berishës nga kreu i paritsë së tij drejt bashkive, është i njëjtë me motivin e deputetëve të tjerë që ikin në bizneset e tyre. Kanë të njëjtin motiv në sfond, mungesën e perspektivës me Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye.

    1. Berisha akuzonte një politikan shqiptar, i cili në atë kohë ishte deputet dhe ministër i Partisë Socialiste, përkatësisht Agron Dukën dhe vëllain e tij, Armando Dukën, se janë pjesë e “Klanit të Zemunit”.

      Një klan mafioz dhe kriminal që u emërtua pasi bizneset i kishte në Zemun, një qytetezë pranë Beogradit, në breg të lumit Danub.

      Kaluan vitet, e “Dukët e krimit” janë jo vetëm aleatë të ngushtë të tij, por edhe pjesë e enturazhit mediatik e lobist.Shikoni salih metaj spiuni i fundit komunist

  13. Idiotësia më e madhe, pjellë e “njeriut të ri” skllav që krijoi në Shqipëri Enver Hoxha, është njësimi i Shqipërisë e shqiptarëve me karabushin dymetrosh që disa patronazhistë e shohin si perëndi, vetëm se i paguan e shpërblen për këtë.
    A e kini vënë re që cilado qeveri e huaj demokratike, cilado media e huaj apo vendëse, cilido mendim opozitar kritik, apo cilado akuzë e opozitës, cilësohet nga Rama si sulm ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.
    Ka 30 vite që ky dordolec i gjatë shan e grindet me të gjithë, që nga mbrenda familjes e me të gjithë shqiptarët, me të gjitha paritë e bile edhe me ministreshat e tij, e po ta ktitikojë kush ate për marrëzitë e tij të përditëshme, ankohet se po shani Shqipërinë.
    Jam i bindur që megjithë qeverisjen antidemokratike e diktatoriale që ka Irani, sulmin kibernetik nuk e bëri kundër shqiptarëve të vuajtur, por kundër këtij megallomani servil e në të njëjtën kohë kaposh, që medemek mendon për emigrantët iranianë apo afganë, e po i detyron gjithë shqiptarët të ikin nga Shqipëria.
    Sigurisht që sulmi kibernetik duke ja nxjerrë të gjithë të palarat qeverisë shqiptare, i bëri dëm të madh edhe popullit shqiptar me bllokimin e sistemit dixhital, por në të njejtën kohë ky hakerim do të shërbejë për dokumentimin e fakteve të aferave korruptive të qeverisë Rama.
    Është kjo arsyeja që ky kryeministër i pacipë, mundohet të minimizojë efektet e këtij sulmi duke kujtuar se me këtë, do të minimizojë edhe faktet që e nxjerrin ate si në plazhet e Francës dikur.
    Vija re sot që në një konferencë shtypi me gazetarët, si gjithmonë nuk la fare kohë për pyetje prej tyre (vetëm tre pyetje me një fjali) e për çdo pyetje dërdëlliste pa pushim nga njëzetë minuta duke përsëritur të njëjtat gjëra.
    Ashtu siç ndodh gjithmonë kur kapet me presh në ….. për aferra të mëdha korruptive, edhe në këtë medemek konferencë shtypi që ai e tranformon gjithmonë në monollogje pa fund, vura re se ishte i çakërdisur e në mënyrë të pavullnetëshme , kokërdhokët e syve i rrotullonte 360 gradë papushim.(shenjë tipike psikopatie)

  14. Vjedh 120 miljon euro per gjoja sisteme dixhitale te sigurise e pastaj te gjitha I kane hakerat? Po na kthe 120 miljon euro ne buxhet. Ose te futen ne burg te gjjthe ata qe moren para publike per kete sherbim qe resultoi mashtrim. Apo po kerkojme shume?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *