Këtë të hënë në Shkup do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Agjenda e kësaj mbledhje do të nisë me takimin e dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Më pas do të mbahet mbledhja ndërqeveritare në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.
“Dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri i vendit.