• |
ide | kryesore

Mourinho shpërthen kundër lojtarëve të tij, dikush nuk pati guximin të godasë penalltinë: “Belotti nuk ishte i caktuari”

-Instant, Sport
mourinho



Pas barazimit me Torinon, José Mourinho është ndalur të flasë për episodet e ndeshjes dhe ecurinë e skuadrës së tij. “Shkarkimi im është i drejtë. Fjalët e mia drejtuar arbitrit meritonin të kuqin – shpjegoi trajneri i Romës. Unë fola me të pas ndeshjes dhe kërkova falje. Mendoj se kisha përulësinë të kërkoja falje për atë që thashë, por performancën e tij në ndeshje dhe ndikimin e tij hipotetik në zhvillimin e saj po e lë për ju”, shtoi ai.

Më pas Mourinho ka bërë batuta për penalltinë e humbur nga Belotti, ish-sulmuesi granata. “Nuk ishte Belotti i caktuari. Nuk mund të them se kush ishte lojtari i caktuar – shpjegoi ai -. Është lloji i situatës që mund të ndodhë. Problemi është kur nuk jep atë që mund të japësh. Këtë brishtësi psikologjike nuk e pranoj dot. Belotti kishte guximin të bënte gabimin: të paktën ai kishte guximin ta bënte”.

Lexo më tej:Video/ Bellotti nuk di t’i bëjë keq Torinos, Mourinho shpëton në shtesë nga Matic: Radonjic tregon pjesët intime

KRITIKA PËR ABRAHAM, PËR KARSDORP NUK KA MË SHPRESË

Sa i përket fishkëllimave ndaj Abraham, Mourinho i ka idetë e qarta. “Ndoshta unë jam i modës së vjetër. Por mendoj se kur dikush bëhet një lojtar profesionist në një univers me miliona fëmijë që donin të ishin, nuk ka nevojë për asgjë tjetër që ta ndihmojë – shpjegoi ai-. Duhet të japësh gjithçka në fushë, në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”. “Është një gjë të gabosh dhe tjetër është qëndrimi – shtoi ai –. Volpato nuk luajti mirë sot, por faji është i imi, sepse ai nuk është i përshtatshëm për të luajtur kundër një ekipi si Torino. Por lojtarët e tjerë duhet të kenë një nivel të lartë, jo performance, por qëndrimi. Të gjithë duhet të japim më shumë.”

Në fund, portugezi bëri edhe një sqarim mbi çështjen Karsdorp: “Vendimi ishte i imi për të mos e thirrur atë. Ai dhe shokët e tij e dinë pse dhe nuk kam pse t’jua them juve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *