• |
ide | kryesore

Pioli e mësoi lajmin e hidhur pas ndeshjes me Fiorentinën: Milan mesazh ngushëllimi, gjest fisnik i Inter

-Instant, Sport
Pioli



Lumturia për fitoren me Fiorentinën zgjati shumë pak. Tekniku që po festonte ende autogolin e minutës shtesë të Milenkovic, mori lajmin e hidhur pasi arbitri mbylli ndeshjen. Stefano Pioli ka humbur kunatin e tij Luca, me të cilin kishte një raport të fortë. Trajneri i kuqezinjve e mësoi humbjen e njeriut të afërt, mbrëmë, sapo përfundoi ndeshja ndaj Fiorentinës. Pioli u largua menjëherë nga San Siro i përlotur.

Edhe klubi kuqezi, sapo ka mësuar lajmin e trishtë të trajnerit të tyre, ka shprehur gjithë mbështetjen e tyre për Pioli: “Milani shtrëngohet i prekur rreth gjithë familjes së trajnerit tonë, në një përqafim të fortë dhe intensiv për humbjen e kunatit të shtrenjtë Luca”.

Jo vetëm Milan në fakt është sensibilizuar me teknikun Pioli. Edhe Inter ka bërë një gjest fisnik, duke dërguar mesazhin e tyre në mbështetje të teknikut rival, përmes faqes zyrtare në Twtter: “FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet e tij e i gjendet pranë Stefano Pioli e familjes së tij në këtë moment zie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *