• |
ide | kryesore

Rama: Ballkani i Hapur na ka dhënë mundësi të reja, nuk përjashton Procesin e Berlinit

-Instant, Lajme, Të fundit
edi rama për Ballkanin e Hapur



Kryeministri Edi Rama është pritur në Shkup me ceremoni zyrtare nga kryeministri Dimitar Kovaçeski. Gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Rama theksoi rëndësinë e procesit të Ballkanit të Hapur. Kryeqeveritari tha se rezultatet kane qenë të mira. Ai shtoi faktin se ky proces nuk e përjashton procesin e Berlinit. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen. Jo thjesht në mënyrë individuale si shtete me vete por edhe në mënyrë kolektive. Kjo si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjeve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

Lexo edhe: Mbahet sot mbledhja e përbashkët Shqipëri-Maqedoni e Veriut, zbardhen detajet



22 Comments

  1. ta lëmë non gratën të vazhdojë këngën e vet përçarëse në vetmi, sepse ashtu si liria ka emra dhe mban ato të udhëhqjes çlirimtare të Kosovës edhe tradhëtia ka emër.

    Dhe mban atë të Sali Berishës.

  2. Asnjehere sduhet te themi qe smundemi dhe ja fryti i ballkanit te hapur ku beri keto vende sa me afer njeri tjetrit

  3. Fal ballkanit te hapur vendet tona do te ken mundesi te ndihmojne njeri tjetrin drejt nje te ardhmeje me te mire

  4. Komentojne kurvat mavi kunder BE, pro vucic-Putin.
    Ky Rama qenka fare kurve. Po shkaterron ekonomine e vendit me shtimin e importeve nga Serbia.

  5. E qarte. Merr hisen nga Baton Stanishi sidomos per grurin e nivelit qe hane kuajt ne Serbi.
    Valbona Selimllari ngjyen mire Veliajn e Ramen me dyfishim te cmimit vajit. O BOTE O DREQ QE ME DUHET TE TE NDREQ.
    O POPULL FATKEQ.✌

  6. Une mendoj qe gjith vendet e ballkanit perendimor duhet te jene pjesene kesaj nisme per te miren e gjith rajonit

  7. Rama po e kthen Open Balkan ne logon e fushates se tij elektorale, si arritje te madhe, pararoje e procèsit te Berlinit ne Ballkan, madje si nje ide gjeniale qe ia shohin me zili edhe Turqia, Greqia e Italia, te cilet po nguten te perfshihen ne te.

    Keto llogje ua shet shqiptareve per suksese dhe rruga per t’i bindur eshte organizmi i takimeve te shpeshta, hop ketu e hop atje, si Kiu Fiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *