• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Stamboll/ Ministri turk: Nuk e pranojmë ngushëllimin e ambasadës së SHBA-së

-Instant, Lajme, Planet



Turqia refuzoi ngushëllimet e ambasadës së SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll ditën e djeshme. Për këtë akt Ankaraja zyrtare fajësoi një grup militant kurd të jashtëligjshëm. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore. Ata cilësohen si “terroristë” nga Erdogan.

“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës amerikane. Ne e refuzojmë atë”, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në komentet televizive.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim. Shpërthimi i bombës mori jetën e 6 personave. 81 mbetën të plagosur. Ndërkohë në lidhje me sulmin është arrestuar një grua.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *