• |
ide | kryesore

Shqiptarët presin “peshqit e mëdhenj” para drejtësisë, SPAK nënshkruan… memorandum bashkëpunim me Rumaninë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e stome kreu i SPAK, Arben Kraja ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi gjyqësor bilateral me drejtorisë Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT).

DIICOT e përfaqësuar nga Oana Daniela Patu, ndërkohë marrëveshja ka si qëllim bashkëpunimin direkt mes autoriteteve gjyqësore nënshkruese për një qasje të përbashkët dhe efiçente të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“SPAK dhe DIICOT kanë objektiv bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në fushën penale me prioritet luftën kundër terrorizmit, trafikut të personave, trafikut të drogës, të kryera në kuadër të grupit të organizuar ose të formave të tjera të krimit të organizuar, të cilat prekin territoret e të dy vendeve.

Marrëveshja është një instrument shtesë me qëllim eleminimin e grupeve kriminale, duke garantuar shkëmbimin e të dhënave, informacioneve operative si dhe aspekte që kanë të bëjnë me legjislacionin dhe praktikat gjyqësore me rëndësi në fushat me interes të përbashkët.

Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një njohje në rritje të institucionit të SPAK nga autoritetet homologe gjyqësore të BE-së që kanë objekt goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.” – thuhet në njoftim.



2 Comments

  1. Nenshkrimi i Marreveshjes se SPAK-ut me Rumanine, e cila konsiderohet njohje e institutucionit nga BE, duket nje formalitét pa rendesi per palet, sepse Réformén unike te Shqiperise ne Drejtesi, perfshire SPAK-un, e ka financuar me miliona ShBA dhe BE.

    Mirepo njohja nga Rumania paska vlere te madhe !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *