• |
ide | kryesore

Shtyhet për të disatën herë seanca për turkun Faruk Fatih Ozër

-Instant, Lajme, Të fundit
Faruk-Fatih-Ozer, Gjykata



Seanca për ekstradimin e turkut Faruk Fatih Ozër është shtyrë sërish. Avokati mbrojtës i tij nuk e ka depozituar akoma kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes. Në këto kushte, gjyqtari aktual Elis Dine nuk mund të marrë dot vendim. Për këtë arsye, sot u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës. Mbrojtja kërkon mosekstradimin e Ozër në Turqi pasi sipas tyre ndjehet në rrezik për jetën.  Më herët kanë deklaruar se ndaj tij është zhvilluar një sulm politik.

Avokati mbrojtës kërkon që gjykata e Elbasanit të mos nxitohet në kryerjen e ekstradimit, pasi në Turqi Ozër rrezikon më shumë se 400 vite burg sipas sistemit të drejtësisë turke që i përllogarit dënimet për secilin të dëmtuar nga aktiviteti i tij atje!



1 Comment

  1. Ozer ka mbrojtjen e ortakut mafioz qe ndikon gjykaten dhe nuk eshte cudi ta largojne per ne Dubai, strehe e mafioze e te kerkuar shqiptare.

    Por habit fakti se, perse nuk ia kerkon Erdogan kete Ozerin mikut te tij Rama, sikurse kerkoi mbylljen e shkolles dhe kopshtit ne Tirane ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *