• |
ide | kryesore

Skuka inauguron stadiumin e ri të Partizanit me dygolësh: të kuqtë mposhtin Bylisin e ndajnë kreun me Tiranën

-Instant, F1, Sport
Skuka



Pas dy humbjeve radhazi, Partizani kthehet te fitorja. Dhe e bën këtë në debutimin në kampionat në shtëpinë e tij të re, falë një dygolëshi të sulmuesit Xhuljano Skuka. Të kuqtë likuidojnë kështu 2-1 Bylis, duke arritur Tiranën në krye të renditjes. Colella përsërit kështu fitoren e fazës së parë kundër ballshiotëve, që mbeten në pozita delikate.

Në kompleksin e të kuqve, ku tani e tutje Partizani do të luajë ndeshjet si pritës, ka qenë një festë e vërtetë për lojtarët në fushë e tifozët në tribuna. Pastaj edhe rezultati 2-1 me të cilin kryeqytetasit kaluan Bylis, bashkuar me arritjen e kreut në fund të pjesës së parë të sezonit, e bënë më të zjarrtë atmosferën. Partizani e dominoi ndeshjen në zotërimin e topit, sepse rastet munguan. Ndoshta sepse të besuarit e Bellait tentuan të mbyllnin hapësirat.

U desh një penallti për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 18. Skuka u tregua i ftohtë nga pika e bardhë, duke e bërë të thjeshtë për kryeqytetatsit. Mungesat e shumta të formacionit të Bellait penalizuan miqvë, që pësuan edhe golin tjetër në pjesën e dytë. Skuka këtë herë mori skenën me një gol brilant në minutën e 65. Ndeshje e volosur? Aspak, sepse Rodrigos ktheu frikën te Colella se mund të përjetonte një tjetër ndeshje pa fitore. Tentativat e mallakastriotëve nuk patën sukses dhe tre pikët e kthejnë Partizanin në krye, në shoqërinë e Tiranës. Tani ka një muaj kohë për të reflektuar, për të parë Botërorin, e për të rinisur garën me titullin si objektiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *