• |
ide | kryesore

“United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag”: intervista e Cristiano Ronaldo shkakton tërmet në Old Trafford

-Instant, F1, Sport
ronaldo



Në prag të Kupës së Botës në Katar, Cristiano Ronaldo foli ekskluzivisht për The Sun. Intervista e portugezit këtë herë nuk kishte gjurmë diplomacie. Fjalë shumë të ashpra ato të treguara nga tabloidi anglez: “Manchester United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag, sepse ai nuk tregoi asnjë respekt për mua. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri por të gjithë ata rreth klubit dhe u ndjeva i tradhëtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më duan më te United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar. Unë u bëra delja e zezë dhe ata nuk patën asnjë empati edhe kur vajza ime ishte e sëmurë”.

Ronaldo e Ten Hag nuk shkuan asnjëherë mirë. Pankinat e njëpasnjëshme e tensionuan situatën, që kulmoi me dënimin e CR7. Portugezi refuzoi të futej në fushë në minutat e fundit ndaj Tottenham dhe u largua para fundit të ndeshjes për në dhomat e zhveshjes. Ronaldo u gjykua nga tifozët se nuk e ndjen më fanellën dhe fare pak i dolën në krahë. Ai deklaroi madje se do të flasë në një moment të dytë e sic duket ai moment erdhi.

Lexo më tej:Ten Hag i jep fund dënimit të Cristiano Ronaldo: portugezi kthehet në stërvitje me ekipin e parë

FERGUSON E PENGOI TË SHKONTE TE CITY

Ronaldo më pas foli për zgjedhjen e tij për t’u rikthyer te United: “Nuk u evoluan pasi u largua Ferguson. Kur vendosa të vij përsëri këtu, ndoqa zemrën time. Sir Alex më tha se nuk do të ishte e pranueshme për mua që të shkoja te City. E Unë i thashë ‘ok shef’. Rangnick? Nëse nuk je trajner, si mund të bëhesh trajner i United? Nuk kisha dëgjuar kurrë për të”. Me pak fjalë, Ronaldo ka zgjedhur rrugën për t’i dhënë fund marrëdhënieve me Djajtë e Kuq. Tani mbetet vetëm të presim reagimin e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *