• |
ide | kryesore

Ashton United, klubi i divizionit të 7 në Angli, propozim zyrtar për City: “Na jepni Haaland për 28 ditë”

-Instant, Sport
Ashton United



Me ironi të madhe dhe sens tipik humori anglez, Ashton United, klubi i divizionit të shtatë anglez, i ka kërkuar Manchester City huazimin e Haaland. Një huazim 28-ditor, me saktë, me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit. “Ashton United konfirmon se klubi ka paraqitur një kërkesë huazimi 28-ditore për sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland”, thuhet në deklaratë. Me kampionatin anglez të ndaluar deri në dhjetor për Botërorin e Katar 2022, The Robins kanë kontaktuar “fqinjët”. Idea është që Citizens ta lejojnë Haaland të mbahet në formë, duke qenë se nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit”.

Haaland nuk do të luajë në Kupën e Botës pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej. Sulmuesi nuk është në një moment të jashtëzakonshëm forme për shkak të një problemi në këmbë. Operacioni, padyshim i destinuar të mbetet një ëndërr, ka edhe aprovimin e trajnerit të Ashton United. “City nuk do të luajë, Haaland nuk do të luajë dhe ne mund të ndihmojmë në mbajtjen e Erling në formë – shpjegoi Michael Clegg -. Në fund të fundit është më mirë të luajë futboll se golf në 6 javët e ardhshme. Ardhja do të ishte perfekte si për të ashtu edhe për ekipin tonë. Haaland do t’i përshtatej aq mirë stilit të lojës së Ashton”. Një apel i destinuar të bjerë në vesh të shurdhër. Por ndërkohë edhe ky klub i vogël i Great Manchester jetoi një ditë në gojën e të gjithëve falë kësaj gjetje zbavitëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *