• |
ide | kryesore

Emrat/ Familjarët e Alabbar pas kompanive offshore në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një nga garancitë më të forta për investimin e projektit në Durrës fillimisht u tha se do të ishte “Emaar Group”, kompania ku princi i kurorës në Emiratet e Bashkuara, Al Maktum zotëron shumicën e aksioneve.

E konsideruar si një nga kompanitë më të fuqishme të ndërtimit, “Emaar Group” u prezantua përmes Mohammed Al Rashed Alabbar, i cili është themelues dhe drejtues i saj.

Por pavarësisht premtimeve nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Balluku, loja me Emaar rezultoi një bllof.

Alabbar vërtet u prezantua me kartëvizitën e Emaar, por në realitet solli në Durrës kompaninë e tij të regjistruar në offshore “Symphony Global Holdings Limited” me pronarë anonimë.

Kjo rezultoi 100% pronë e “North East Real Estate Holdings”, një kompani tjetër.

Menjëherë nisën spekulimet.

Kush qëndronte realisht pas projektit? Pse duhet të gënjente Rama duke thënë se do të sillte në Durrës “Emaar group”? Përse nuk investoi Emaar siç u premtua në media?

Për ta shtuar paqartësinë, Mohammed Alabbar ndryshoi sërish emrin e kompanisë dhe erdhi me “Eagle Hills Real Estate Developments sh.p.k”.

Për herë të parë, emrat e pronarëve të këtyre kompanive u zbardhën në Komisionin e Ekonomisë, ku diskutohej kontrata. Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka nxjerrë një dokument, që tregon kush janë personat pas kompanive në fjalë.

Sipas këtij dokumenti, (shiko poshtë) 40% të kompanisë “Symphony Global Holding” e ka vetë Mohammed Alabbar.

Ndërsa 60% të aksioneve të tjera janë të shpërndarë tek familjarë të tij. Kjo është hera e parë që zbulohen emrat e pronarëve të kompanisë që ka marrë përsipër projektin e Durrësit, megjithë ngulmimin e opozitës dhe medias për transparencë.

Më herët, kreu i PD-së, Sali Berisha kishte deklaruar se pas kompanive që investojnë në Durrës janë vëllezërit Kariç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Bjellorusisë, Lukashenko.

“Me të drejtë gazetarët më pyetën “Po ku e di ti këtë, që thua Edi Rama?!” Po shumë e thjeshtë ajo. S’mund të imagjinoj kurrë në qoftë se nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshihja të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh unë popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve?! Kjo s’mund të ndodhë kurrë! Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj!” ka thënë Berisha për akuzat që i bën Ramës.

Ndërkohë Rama vetë ka mohuar lidhjet me serbët, pavarësisht se ka mbetur në kurthin e manipulimit të parë, kur premtoi të sillte në Durrës kompaninë Emaar.

“Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huajnë rajon, Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, u shpreh Rama që megjithatë nuk thotë dot pse e përfshin shtetin shqiptar në kompani offshore që kanë pronarë të fshehur.

Dalja e emrave të bashkëpronarëve të Mohammed Alabbar sot në Komisionin e Ekonomisë është vetëm një hap i vogël para. Duke qenë se kompanitë në fjalë janë regjistruar në zona offshore, pronarët e tyre mund të ndryshojnë sërish në mungesë të plotë të transparencës për publikun./Lapsi.al



27 Comments

    1. Akoma me Emar juve. Kjo eshte skeme e grabitjes se tokes publike dhe pastrimit te parave. Njesoj si me skemen e investitoreve strategjike apo ineciatoret. E kane targetuar portin per ta patur for life. Nano, qe i pari qe koncensionoi Porto Romanon per xhepin e vet. Se bashku me Ramen duket se kane rakorduar dhe ujdisur qe te zhvendosin portin e madh tek ai i Nanos. Ndersa kuptohet, pronen publike te portit ekzistues, me disa dreka e darke te miqve te ngushte njeheraz familje mafioze sic Doshet, Lucet apo Manet, ne Dubai e kaparosen edhe emrin e Emar! Kaq. Me thjeshte dhe hapur nuk ka. Me letra, njesoj si me ZOTO, toka i vihet ne dispozicion nje kompanie prej letre. Sapo te marre disponinmin, kompania prej letre, pra njerzit e Rames, do ta nenkontraktojne te kompanite ndertuese shqiptare. Pra, gjithe oligarkia mafioze Doshe, Frroke, Mane, Luce, por vecanerisht padrino i Durrsit dhe Rames, Don Iliaz (Laze) Hasanbelliu. I cili ka ne zoterim Durrsin me gjithe politiken dhe jo politiken e qytetit. Qysh me Dakon, Rama beri nje aleance te forte me Don Lazen dhe tash po i shef hajrin edhe dynjaja.

  1. Në funksion të mbulimit me shoshë të kësaj afere, me pretendimin se aksionere për ndërtimet në portin e skafeve në Durrës, do të jetë edhe qeveria me 33%, është sajuar një marifet tjetër që i ngjet piramidave të 97 -ës, me ndryshimin se piramidat e asaj kohe ishin ca ndërmarje primitive abuzuese bankare, kurse sot do të jenë të kontrolluara nga banka e shtetit, pra nga qeveria.
    “Qytetarët”, lexo parexhijtë shqiptarë do të blejnë bonuse të thesarit me një përqindje të lartë interesi, njëlloj si Sudja dikur, e veç kësaj edhe obligacione .
    Pikërisht edhe kjo para e mbledhur në rrugë të dyshimtë e me qëllim larjen e tyre, bile duke përfutuar norma interesi deri në 8%, do të shfrytëzohet për të justifikuar 33 përqindëshin e aksionit të qeverisë.
    Nuk e kishte përmendur fare Rama vitin e kaluar se aksionere në ndërtimin e portit të skafeve, do të ishte edhe qeveria e tij.
    Nevoja për të propoganduar këtë pjesmarje të qeverisë në aksione, mesa duket i erdhi Ramës kur u zbulua që projekti nuk kishte një aksioner por shumë të tillë që janë personazhe të bankave të fshehta ofshore.

  2. Nuk me inteteson fare se kush do investoje, ky arabi me xhixhillik, princi, krajli, sulltani apo edhe Xhingis Khani.
    Duke qene se behet fjale per nje pasuri kombetare, ku i bie te kem se paku nje gozhde edhe une, dua te di cfare fitoj une dhe te tjeret si une nga kjo.
    Sa kushton sot ne se do te shitej ne tregun nderkombetar porti i Durresit me gjithe token qe parashikon projekti.
    Sa para fiton ne vit dhe perperiudhen e parashikuar ne projekt shteti shqiptar nga porti aktual?
    Sa do te fitoje per tenjejten periudhe nga projekti ne fjale ?
    Me fjale te tjera, ne kemi nje port dhe tokat perreth tij qe do ti marre projekti qe na sigurojne te ardhura, me realizimin e ketij projekti, a do te kemi te ardhura me shume si shtet dhe ne si shtetas te tij?
    Po port mallrash a do te kemi si shtet apo do te importojme e eksportojme mallra me avione?
    Ne se do te ndertohet nje port i ri, kostoja e ndertimit te tij sa do te jete dhe a perfshihet kjo ne analizen ekonomike te fisibilitetit te ketij projekti?
    Thjesht, pse nuk behet ky projekt atje ku do te ndertohet porti i ri?
    Thone se do te jene ndertime shume cilesore dhe do tja ngrene prestigjin Shqiperise. Do tja ngrene Shqiperise apo Arabise qe po investon e po e nderton? Kjo eshte ajo qe ne kemi nevoje sot si popull, te lejojme qe njerez te krimbur ne para nga vende me mentalitet mesjetar te ndertojne resorte futuriste per pasanike te tjere, sepse dikush thote se keshtu na ngrihet prestigji?
    Ne se eshte keshtu, ne prestigjin po na e ngrene edhe prostitutat shqiptare (te quajtura me delikatese Eskorta) qe mundesojne shryrjen e epsheve te ktyre princave, emireve apo sulltaneve deri ne piken kur hane edhe jashtqitjen e tyre.

  3. 3 konsiderime te shpejta, jo si specialist i fushes, por si qytetar i thjeshte:

    1) Akuza e pare qe kane bera ato qe per force zakoni vazhdojme t’i quajme “opozite” dhe “media”… prane saj, eshte se kompania, firma, subjekti eshte e ri, pa historik.

    Shpjegimi: Eshte tipike per cdo kompani te madhe apo te vogel qe kur ben nje investim te konsiderueshem, te hapi nje subjekt te ri. Kjo behet qofte per arsye bilancesh, etj, etj, etj, por mbi te gjitha qe ne rast se operacioni shkon keq, pasojat te mos shkojne tek kompania meme. Pra thjesht ulin riskun.

    2) Akuza e dyte qe doli sot eshte se nuk qenka Emmar, por ne fakt Alabaar qe fillimisht ishte “sekseri” nga sa kuptoj.

    Shpjegimi: Dhe ku eshte problemi ketu?! Po sikur ne fakt te jete Emmar qe ka deleguar Alabbar dhe i ka mbush edhe xhepin me leke se as nuk do te lodhi koken fare me kete muhabet. Ose, Emmar ne nje fare pike ka nderruar mendje dhe eshte terhequr… ose ose Alabbar ka kuptuar qe ky investim eshte aq i mire sa ka vendosur ta mbuloje vete. Etj, etj, etj…

    3) Me cfare mbulohet 60% tjeter?

    Shpjegimi: Eshte portofol investimi. Mund te mbulohet nga subjekte nga me te ndryshmet. Edhe pse Rama e ka mohuar, por edhe Serbe po te ishin, ku eshte problemi? Paraja ka shtetesi, ka komb?

    Juve pse shkoni beni llogarite ne portofolin e te tjereve?!

    Pra ku scoop-i, ku skadali?

    Ne te cdo vend te botes, nqs. dikush do t’i thoshte nje komuniteti: duam te investojme 2 miliarde tek ju… me falni per shprehjen, por do t’i ulnin breket!

    Vetem ne Shqiperi, ne menyre tipike katunareske pyetet, “jo po pse do te investosh ti?”, “ca halli ke ti?”, “jo po se ndonje hile duhet ta kesh ti?”…

    Per te mos permendur pastaj sulmet politike e per te mos thene qe vete “opozita” do te kapi ndonje llokme aty.

    1. Mashtrim dhe korrupsion, pastrim parash.

      Nje port dy mije vjecar do kthehet ne nje lagje me pallate dhe qender tregtare, vetem sepse psikopati qe kemi per kryeminister ka vendosur qe te jete keshtu sikur ta kishte mallin e babes.

      Po nje dite kupa do derdhet…

      1. Ne te gjitha qytetet portuale serioze, portet historike te mallrave jane decentruar dhe aty kane zene vend investime te reja turistike.

          1. Pothuajse ne cdo port te Europes, operacionet e ngarkim-shkarkim mallrash jane decentruar. pra jane larguar nga porti origjinal. Kane mbetur vetem Marina, Tragetet dhe rinovim imobiliar dhe urban.

            Tani, nuk kam ndermend te te sjell studime ty, se s’e bej falas kete pune. Por po me pagove ta sjell.

            Gjithsesi pyetjes tende po i pergjigjem me nje pyetje: me thuaj nje qytet portual serioz Europian qe ne mes te qendres historike shikon kontenieret e Maerksut e te MSC-se?

  4. Berisha akuzonte një politikan shqiptar, i cili në atë kohë ishte deputet dhe ministër i Partisë Socialiste, përkatësisht Agron Dukën dhe vëllain e tij, Armando Dukën, se janë pjesë e “Klanit të Zemunit”.

    Një klan mafioz dhe kriminal që u emërtua pasi bizneset i kishte në Zemun, një qytetezë pranë Beogradit, në breg të lumit Danub.

    Kaluan vitet, e “Dukët e krimit” janë jo vetëm aleatë të ngushtë të tij, por edhe pjesë e enturazhit mediatik e lobist.

  5. të dy diplomatët e kanë injoruar fushatën kërcënuese të Berishës, ai tani nuk është më problem për dy diplomatë, por është problem për imazhin e shtetit shqiptar. As Haxhi Qamili në vitin 1914, nuk i kërcënonte kështu përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, me këtë gjuhë

    1. Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij

    2. Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij,masturbohuni o cecene me foton rames lakuriq

  6. Ja dhe Jorgaqis kariloqis sa mbaroj se kare pjatat hyri ne lapsi te na tregoje historira me xhixhilera ik o tope ik se i njejti je vetem emrin ndryshon nga i pa emer rilindasi ne jorgaqis kariloqis ,nje sqarim i pa emer i ores 21:36

    1. Me duket sikur ke temperature. Po deliron me duket.

      Mos e ler te kaloje mbi 40 grade se do perfundosh me i goditur se c’je.

  7. Jorgo pederastomotershkerdhymi , na tregon afaret a bisness vipin si bohen shoqerit mëmë e bija . Si deklarohen bilancet e tenderimet e koncesioneve . O hajdut pederast i taksave te popullit te varfer shqipetare . O RQ .

    1. Ta zgjidhen kemishen e forces mo?! Se ishe mire per nja 2 ore.

      Kujdes se do lendosh veten duke duke levizur krahet si shimpanze histerike mbi tastjere.

      1. Vallaj pa ta qi motren sdo te le , se dukesh qe je hajdut e do me mbrojt gjon e vjedhme , je aq i degjenerum saqe ske portal e lajme pa komentu . Duket qe te djeg , dhe mu sm lidh e zgidh njeri se sjam hajdut perkundrazi ndihmoj e hap vene te reja Pune per shqipetaret e varfer e kush do te punoj . Smaj anen e asnjonit Po ti o mavri i deshtum qe o ke grabit ose paguhesh nga leku piset per te ofendu trevat e disinformu me propagand alla lgbtje . Mi hajdut dylber .

        1. Mua me djeg thjesht prapambetja jote mendore o primitiv! Eshte turp qe ne 2022-shin te jesh ne kete gjendje. Nuk ke asnje justifikim pervecse te keqes qe ke ne bark.

  8. Jorgo bjeru me dacka nga bytha, se ashtu u pelqen.
    Jan mazokista te pa kurushem.
    Se ndryshe nuk shpjegohet qe dashurojn nje plak vampir e sadist.

    1. Ju te partis se rishkerdhimit i dini mir keto se ja u ka mesuar ceta e pederastave te lali zdromsit , e keni pa ne. Foto sa bukur vishet me fustan ….

  9. Të gjithë në eekrane janë personazhe të gazetarisë së Adriatik Doçit, dosje që tashmë ndodhen në hetim nga SPAK. Media i ka hapur ekranet korrupsionit. Në njërin u shfaq Ilir Meta dhe lëshonte kushtrimin: ‘Ma sillni këtu kryeministrin ta shqyej para jush’. Ky është më i korruptuari në kontinent. Në ekranin tjetër pashë Sali Berishën, deri më sot mban postin më të lartë të të korruptuarit në rruzullin tokësor. Ai po ulërinte: ‘Ma sillni gjykatësin që nuk më jep të drejtë mua, ndryshe do të ndez vendin në flakë’.

  10. Pyetje per SPAK:
    1. A JEMI PERPARA NJE MASHTRIMI PUBLIK/SHTETEROR ?
    2. A JEMI PERPARA CENIMIT TE INTERESIT PUBLIK/SHTETEROR ME PASOJA TE RENDA ?
    3. CILET JANE PUNONJESIT PUBLIK/SHTETEROR TE PERFHSIRE NE KETE VEPER ?
    4. PO TE ZBERTHEHEN ME KUNDES ELEMENTET ME SIPERAJNW 12 VEPRA TE RENDA PENALE, ME “OBJEKT” DHE INDIVIDE TE MIREPERCAKTUAR NOMINALISHT.
    5. SPAK TE VEPROJE URGJENTISHT SE KY/KETA E KANE SHKERBYTHYR SHTETIN, KUSHTETUTEN DHE GJITHSHKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *