• |
ide | kryesore

Hajdutët “vizitojnë” dy herë brenda muajit shtëpinë Rugani, gruaja e mbrojtësit e tmerruar: “Isha vetëm me fëmijën”

-Instant, Sport
Rugani



Daniele Rugani dhe partnerja e tij Michela Persico kanë rënë dy herë brenda një muaji viktima të hajdutëve të apartamenteve. Prezantuesja e denoncoi faktin në një intervistë për Gazzetta dello Sport, duke rrëfyer momentet e terrorit të përjetuar: “Tre javë më parë nata e parë e frikës – shpjegoi ajo -. Më pas një rast i ri në ditët e fundit. Tani nuk arrijmë dot më të jetojmë aty dhe po kërkojmë një shtëpi të re”.

GRABITJA E PARË

Persico rrëfeu me detaje dy tentativat për vjedhje, të cilat kanë ndodhur gjithmonë kur Rugani ishte në stërvitje me Juventus. “Isha vetëm në shtëpi me Tommaso, djalin tonë dyvjeçar. Sepse si gjithmonë pas ndeshjeve Daniele qëndron për të fjetur në hotelin e Juventus në Continassa. Tommaso kishte temperaturë dhe kështu atë mbrëmje i kërkova atij të mos fikte celularin. Rreth orës 3 të mëngjesit dëgjova derën e shtëpisë të hapej. Menjëherë mendova një surprizë nga Daniele -shpjegoi ajo-. Por pak çaste më vonë kuptova se nuk ishte ai. Dikush kishte hyrë brenda në dhomën e ndenjes dhe po lëvizte objektet. Mora menjëherë djalin dhe, duke mos pasur çelësa për t’u mbyllur në dhomën time, i telefonova Danieles që lajmëroi policinë. Megjithatë, hajdutët nuk u larguan dhe kështu që instinktivisht ndeza dritat e shtëpisë. Për fat në atë moment ata u larguan me vrap. Dhe pak më pas mbërriti policia”.

TENTATIVA E DYTË

Pas ndeshjes ndaj Veronës, erdhi tentativa e dytë për vjedhje. “Policia na këshilloi që të instalonim kamera dhe alarme të reja. Duke pasur parasysh gjurmët që kishin lënë hajdutët, ekzistonte rreziku që ata të ktheheshin. E kështu ndodhi javën e kaluar, një natë pas ndeshjes në Verona – shtoi Persico -. Isha gjithmonë vetëm në shtëpi me djalin tim. Madje koha ka qenë pak a shumë e njëjtë, rreth orës 3 të mëngjesit. Megjithatë, kësaj radhe sapo kanë tentuar të futen brenda, alarmi ra dhe ata u larguan. Por prapë nuk ishte e këndshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *