• |
ide | kryesore

“Ik e pir*u”, Braçe nxehet nga Spaho, debate për Portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë për Portin e Durrësit. Deputetët e PD-së kanë kërkuar më shumë kohë për të studiuar materialet, teksa maxhoranca këmbëngul në kalimin projektligjit.

Deputeti socialist, Erion Braçe teksa fliste për këtë marrëveshje pohoi se për këtë çështje s’ka asgjë për t’u fshehur, ndërsa u kap me Edmond Spahon nga PD, i cili ka ndërhyrë gjatë fjalës së tij duke folur pa mikrofon. Madje Braçe shkoi deri aty sa i tha Spahos. “Ik pirdhu!”. Nga ana tjetër deputeti i PD-së i kërkoi të tërheqë fjalët mbrapsht.

Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon logjika dhe ligji. Nuk më hyn në punë shumë se pse ka ikur një investitor nga këtu në Mal të Zi. Këtu Shqipërisë i kanë ikur mijëra investitorë. Nuk është kjo filozofia mbi të cilën e ndërton punën një komision. Rruga e mbarë po i them. Nuk bëhet kështu shteti, po e bëjmë punën me ngut se po ikën. Ai nëse nuk i intereson biznesi ikën.

Shalsi: Nuk është argument ‘udha e mbarë’.
Shehi: Po nëse nuk i intereson Shqipëria, udha e mbarë.

Shalsi: Nuk e kemi luksin t’i themi rruga e mbarë. Ne jemi kthyer në lypsarë për të tërhequr investitorë në Shqipëri.

 

Braçe: Këtu nuk ka asgjë për të fshehur, sa kohë që këtu kanë ardhur…Fole ti, a të flas unë. Ka mundësi të dëgjosh po deshe, të lutem mos më ndërhy. Sa kohë që këtu kanë ardhur ligj marrëveshje për Marinën, marrëveshje zhvillimi, plan financiar fizibiliteti, koordinata, marrëveshje kuadër për jahtet, plan biznesi, masterplan e të tjera me radhë dhe nëse ka dhe të tjera unë do ju lutesha të vijnë të gjitha, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.

(Spaho flet pa mikrofon)
Braçe: Ik e pirdhu…(mbyll mikrofonin me forcë)
Spaho: Tërhiqi fjalët!

 

 



2 Comments

  1. Do tju them nje fakt. Ne zonen e portit te durresit jane 32.800 m2 te disa pronareve/bashkepronare. Te certifikuar jane te gjithe. Porti i Durresit si ushunjeze e partise se radhes ne pushtet, perfshire edhe ate te berishes, ju ka zene pronat, te cilat jane bosh aktualisht lehtesisht e verifikueshme ne asig geoportal, dhe nuk ka njoftuar asnje nga pronaret ne lidhje me sa llapin i gjati dhe shkrutabiqet pas tij.

    Deputete, Beni kujdes sepse vetem VJEDHJA e ketyre pronave do tu kushtoje gjithe shqiptareve, dhe ju siguroj qe do te jete emri juaj nominal per kerkimin e DEMIT. Edhe nese ju mbron ligji shqiptar llogarisni mire sa keni ne xhep dhe jo, sepse do ti jepni ketyre pronareve KOKERR ME KOKERR demet e shkaktuara, perveç vleres se prones se vjedhur.

    Nese jua garanton kete i gjati bejeni mos e vrisni mendjen, por mbani ne konsiderate qe dikush do paguaje nje fature financiare dhe dikush tjeter pse jo te gjithe aktoret e perfshire qe kane firme e vule ne dore, per shperdorim.
    Uroj te jeni te lexuar, qe gjerat edhe pse duken gri, do te shkojne ne vendin e vet……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *