• |
ide | kryesore

NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
poloni



2 persona janë vrarë në Poloni pasi dhjetëra raketa ruse dyshohet se u lëshuan në të gjithë Ukrainën. BBC thotë se deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për atë që ndodhi afër kufirit të vendit me Ukrainën. Byroja e Sigurisë Kombëtare e Polonisë po mblidhet në një seancë urgjente. Ministria ruse e mbrojtjes tha se raportet përbënin një “provokim të qëllimshëm që synon përshkallëzimin”.

Rusia lëshoi një nga breshëritë më të mëdha të raketave kundër Ukrainës këtë të martë. Kryeqyteti Kiev ishte në mesin e qyteteve të goditura. Zyrtarët ukrainas thanë se deri tani 1 person është gjetur i vdekur

Ndërsa mediat shtetërore ruse kanë lënë të kuptohet se ishin raketat ukrainase që goditën territorin polak. Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një “ekspert ushtarak” rus i cili pretendonte se raketat ruse “nuk mund të arrinin deri në territorin polak. Sipas tij sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] të Ukrainës që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin atje. Disa kanale në rrjetin Telegram pro-Kremlinit publikuan lajme të ngjashme.

Fqinjët lindorë të Polonisë në NATO kanë shprehur solidaritet me qeverinë polake. Edhe qeveria polake nuk ka reaguar ende për incidentin. Shprehje mbështetjeje dhe solidariteti u dërguan në Tëitter nga qeveritë e tre shteteve baltike: Estonia, Letonia dhe Lituania. Reagime bënë edhe qeveritë e Republikës Çeke dhe Sllovakisë, fqinjë të Polonisë në jug.

I pyetur për zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinohemi me aleatin tonë Poloninë”. ©LAPSI.al

Two stray 'Russian' missiles hit a wagon in Poland poloni poloni



8 Comments

  1. Ec e mere vesh: “Dy persona u vrane ne Poloni nga raketat qe u hodhen ne Ukraine”😉

    Mesa duket USA nuk rri dot pa lufte ne asnje mandat presidenti. I vetmi qe nuk beri lufte ishte Trump dhe ate e hoqen elitat se nuk ju solli “leke” nga biznesi luftes.

    1. Amerikes ja ka ber ben saliu.
      Po sja beri rrup sup ai po mos ta gezoj pd.
      Eshte sali berisha ai o budallenj.
      Hi
      Hi
      Hi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *